'Nike' do të shkurtojë punonjësit e saj në gjithë botë botën

'Nike' do të shkurtojë punonjësit e saj në gjithë botë botën

08:28, 20/06/2017
A+ Aa A-

Kompania e pajisjeve sportive "Nike" do të reduktojë rreth 2% të personelit në gjithë botën.

Gjiganti tha se do të përfshihen 1.400 punonjës dhe deri më tani nuk është e qartë saktësisht se ku në botë do të zbatohen reduktimet nga puna, raporton “CNN”.

Në “Nike” janë duke punuar rreth 70,000 njerëz dhe vetëm në fabrikën në Oregon, SHBA, ka rreth 10,000 punonjës. Politika e reduktimit do të zbatohet brenda 2 muajve të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Pushime nga puna janë pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të shitur produktet direkt për konsumatorët, dhe se do të shtojë shpejtësinë për realizimin e produkteve të saja në tregjet në botë.

Në ndjekje të këtij qëllimi, “Nike” do të zgjerojë operacionet në 12 qytete, duke përfshirë New York, Londër, Shangai, Tokio, Paris dhe Mexico City.

“Nike” pret në këto qytete të kontribuojnë me mbi 80% të rritjes së kompanisë deri në vitin 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco