183 milionë euro për zgjedhjet. Qeveria rriti me 17% shpenzimet publike në 5 muajt e parë

183 milionë euro për zgjedhjet. Qeveria rriti me 17% shpenzimet publike në 5 muajt e parë

16:17, 19/06/2017
A+ Aa A-

Shpenzimet publike në pesë muajt e parë të vitit u rritën me 17 për qind krahasuar me një vit më parë dhe pjesa dërrmuese e rritjes erdhi nga investimet publike. Të dhënat zyrtare të publikuar nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën Janar-Maj të këtij viti shpenzimet totale të buxhetit arritën në 170 miliardë lekë nga 145.5 miliardë që ishin për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Buxheti i shtetit edhe këtë vit është përdorur nga qeveria për qëllime elektorale. Të dhënat tregojnë se shpenzimet në vlerë u rritën me 24.6 miliardë lekë ose rreth 183 milionë euro dhe pjesa më e madhe e këtyre parave kanë shkuar për të financuar  investime publike, një instrument i përdorur shpesh nga qeveritë për të ndikuar votën e qytetarëve. 

Image

Sipas Ministrisë së Financave, shpenzimet për investime u rritën me 8 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë. Por veç shpenzimeve qendrore, investimet janë rritur edhe në një mënyrë më të kamufluar, përmes shpenzimeve që kryen pushteti vendor.

Sipas Ministrisë së Financave, në periudhën Janar-Maj të këtij viti, shpenzimet për pushtetin vendor u rritën me 7.1 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dhe pjesa më e madhe e kësaj rritje ka ardhur nga shpenzimet për investime.  

Deri në fund të muajit majit qeveria ishte nën kontrollin e plotë të Edi Ramës. Më pas, nënshkrimi i marrëveshjes politike Rama-Basha solli ndryshimin e qeverisë, me emërimin e 6 ministrave teknikë të propozuar nga Partia Demokratike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco