500 ton kafe më pak, ministrja e Financave urdhëron hetim për kontrabandë

500 ton kafe më pak, ministrja e Financave urdhëron hetim për kontrabandë

18:50, 16/06/2017
A+ Aa A-

Ministrja e Financave, Helga Vukaj urdhëroi një hetim dhe kontroll të imtësishëm të tregut të kafes, pasi sipas statistikave, gjatë periudhës janar-qershor të viti 2017 janë zhdoganuar 500 tonë kafe më pak se e njëjta periudhë e viteve të tjera.

Kjo “mungesë” e 500 tonë kafe në bilancin e Doganave ka ngritur dyshimet për kontrabandë.

Ministrja teknike ka urdhëruar hetimin, analizën dhe identifikimin e shkaqeve të rënies së importit të kafes gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti.

Ky është urdhri i plotë i ministres Vukaj i cili ka mbërritur në drejtorinë e Doganave. Në këtë dokument kërkohet që të ushtrohet kontroll në të gjithë importuesit e kafes në vend. Gjithashtu, kërkohet që në bashkëpunim me hetimin Tatimor të identifikohet çdo sasi e importuar nga këto kompani dhe të kërkohet informacion edhe nga doganat e vendeve fqinje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco