Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Europe Agency: Të rinjtë shqiptarë, të kualifikuar për pozicione pune në kompanitë tona

Europe Agency: Të rinjtë shqiptarë, të kualifikuar për pozicione pune në kompanitë tona

18:47, 27/10/2016
A+ Aa A-

Kushtet e punës niveli i pagave, por dhe ideja e një të ardhmeje të sigurt bëjnë që të rinjtë shqiptar të kërkojnë mundësi punësimi jashtë vendit. Nga ana tjetër krahu i lirë i punës e bënë Shqipërinë një vend tërheqës për investitorët e huaj.

Ditën e enjte në Tiranë, Europe Agency dhe drejtuesit e një prej grupimeve më të mëdha të biznesit me bazë në Doha, Qatar, organizuan një seri intervistash me të rinj nga Shqipëria dhe Kosova. Drejtori ekzekutiv i  Al Hazm Mall, Z. Mohammed Al Emadi, deklaroi se të rinjtë shqiptar kanë kualifikimin e kërkuar për pozicionet e ndryshme që ofrohen në kompanitë e tyre, duke u shndërruar në bashkëpunëtor shumë të mirë.

Sipas Ermal Jauri, CEO i Europe Agency, këta të rinj, në pjesën më të madhe, janë të diplomuar çka shton mundësitë e tyre për karrierë jashtë Shqipërisë. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ministri i mirëqenies sociale Blendi Klosi, i cili tha se i sheh këta të rinj si një aset me vlerë të cilët në një të ardhmen do të  kthehen në Shqipëri e do të investojnë dijet dhe të ardhurat e përfituara jashtë vendit.

Kjo është konferenca e dytë e këtij lloji që Europe Agency zhvillon brenda këtij viti me qëllim rritjen e mundësive të punësimit për të rinjtë shqiptar brenda dhe jashtë vendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco