INSTAT konfirmon zyrtarisht. Pagat në shtet ranë për herë të parë në 25 vjet

INSTAT konfirmon zyrtarisht. Pagat në shtet ranë për herë të parë në 25 vjet

16:04, 22/05/2017
A+ Aa A-

Instituti i Statistikave deklaroi se pagat reale në shtet ranë për herë të parë në 25 vjet gjatë vitit të kaluar, si pasojë e ngrirjes së rrogave nga qeveria dhe rritjes së çmimeve. Sipas INSTAT, në vitin 2016 paga reale në sektorin shtetëror u ul me -0.4 për qind krahasuar me një vit më parë. 

Në fakt, sipas të dhënave, në terma nominale rroga mesatare u rrit me 0.9 për qind. Por kjo shtesë nuk ishte e mjaftueshme as për të kompesuar rritjen e çmimeve, pasi inflacioni në 2016-ën rezultoi 1.3 për qind. Rrjedhimisht niveli i jetesës për punonjësit e sektorit publik është përkeqësuar krahasuar me një vit më parë.

Rënia me 0.4 për qind e pagës reale vitin e kaluar, pason dy vite të tjera po të vështira për ata që punojnë në shtet. Sipas INSTAT në vitin 2015, rroga reale mbeti në stanjacion, ndërsa në 2014-ën ajo u rrit me vetëm 0.1 për qind.

Image

Kjo do të thotë se në fund të vitit 2016, rrogat e punonjësve të shtetit ishin 0.3 për qind më të ulëta se tre vjet më parë. Ky është një rast i paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar. Të dhënat historike tregojnë se kjo është qeveria e parë, e cila përkeqësoi nivelin e jetesës së punonjësve në shtet përmes uljes së rrogave.   

Rogat janë rritur

Nga viti 2000 deri në 2013-ën rrogat e punonjësve të shtetit janë rritur, sipas INSTAT, mesatarisht me 7.7 për qind në vit në terma realë. Por me ardhjen në pushtet, qeveria e majtë shpalli ngrirjen e pagave për një periudhë 3 vjeçare.

Si rezultat, pagat janë rritur vetëm për një kategori të kufizuar punonjësish si policët, ndërkohë që për të gjithë të tjerat ato nuk kanë lëvizur që nga viti 2013.

Por paralelisht, edhe pse rrogat kanë mbetur të ngrira, çmimet kanë vazhduar të rriten nga viti në vit duke përkeqësuar fuqinë blerëse të punonjësve në shtet. Madje e njëjta dukuri ka ndodhur edhe në sektorin privat, pasi ngrirja e rrogave në shtet ka nxitur uljen e tyre edhe nga biznesi.

Pas tre vjetësh ngrirje, në mars të këtij viti, vetëm tre muaj para zgjedhjeve, qeveria vendosi të rrisë pagat në shtet me 7.7 për qind. Por rritja këtë vit, nuk mjafton për të kompensuar kostot, që punonjësit e sektorit publik kanë paguar në tre vitet e shkuara.  

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco