Ndryshon ligji për prokurimin publik, qeveria shet fruta-perimet e konfiskuara

Ndryshon ligji për prokurimin publik, qeveria shet fruta-perimet e konfiskuara

12:25, 22/05/2017
A+ Aa A-

Që kur kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj nisi luftën ndaj shitësve ambulantë  dy vjet më parë, Bashkia Tiranë ka konfiskuar shumë kilogramë fruta e perime që më pas dorëzoheshin tek Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.

Pas dy vjetësh shkatërrim të punë së atyre që në pamundësi ekonomike, shisnin në trotuare, qeveria së fundi ka ndryshuar ligjin e prokurimeve publike në mënyrë që të mund të hapë ankande për prodhimet e konfiskuara përpara se ato të prishen.

Një vendim i fundit i Këshillit të Ministrave shton një “procedurë me negocim, pa shpalljen paraprake të njoftimit të ankandit”.

Kjo procedurë e veçantë do të përdoret vetëm për “mallra të konfiskuara”, kryesisht për “shitjen e gjësë së gjallë” dhe “shitjen e mallrave të konfiskuara (fruta, perime, bulmet, mish dhe çdo gjë e këtij lloji) që ndryshojnë natyrë në një periudhë relativisht të shkurtër kohore“.

Megjithëse ankandet nuk do të shpallen publikisht, “afati minimal për dorëzimin e ofertave në këtë procedurë është tre ditë nga data kur ftesa për oferta është dërguar kandidatëve.” Mbetet e paqartë cilët janë “kandidatët” të cilët do të marrin një “ftesë” nga qeveria për këto ankande.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco