TABELA/ Bankat mbushen me prona. Vlera e pasurive të sekuestruara arrin 175 mln euro

TABELA/ Bankat mbushen me prona. Vlera e pasurive të sekuestruara arrin 175 mln euro

21:18, 19/05/2017
A+ Aa A-

Mijëra prona të sekuestruara për shkak të kredive të pashlyera i kanë shndërruar bankat private në pronaret më të mëdha të pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të parë të këtij viti vlera e pronave të sekuestruara në bilancet e bankave arriti në 23.3 miliardë lekë ose gati 175 milionë euro.

Këtu bëjnë pjesë ndërtesa për qëllime tregtare, apartamente banimi apo toka, kryesisht në bregdet të sekuestruara nga individë dhe biznese, që nuk kanë kthyer kreditë e marra. 

Image

Sipas shifrave në krahasuar me fundin e vitit 2015, vlera e pasurive të patundshme që zotërohet nga bankat është rritur me 12 për qind, nga 20.8 miliardë lekë në 23.3 miliardë lekë. Por krahasuar me 5 vjet më parë, kjo vlerë është rritur me katër herë e gjysmë.

Tregu nuk funksionon

Në total kreditë e këqija në banka vlerësohen rreth 720 milionë euro, rrjedhimisht vlera e pronave të sekuestruara është sa 25 për qind e totalit të kredive të këqija. Fillimisht pasi e sekuestrojnë një pronë bankat e nxjerrin atë për shitje në ankand. Por sipas Bankës së Shqipërisë, një pjesë e madhe e tyre nuk arrijnë të shiten dhe bankat detyrohen që t’i marrin në pronësinë e tyre.

Mbushja e bankave me pasuri të bllokuara i ekspozon ato para disa rreziqeve. Më kryesori është ai i rënies së çmimit të këtyre pasurive gjatë kohës që mbahen nga bankat, çka ul shumën e përfituar nga shitja.

Por veç rrezikut të rënies së çmimit, mbajtja e pronave nga bankat është edhe një proçes me kosto, pasi ato duhet të ruhen por edhe mirëmbahen. 

Në fund të vitit të kaluar, Parlamenti miratoi një paketë me 5 ligje, që synojnë uljen e kredive të këqija dhe forcimin e sistemit financiar. Pjesë e kësaj pakete ishte, ligji i ri për falimentin si dhe ai për përmbarimin privat. Paketa e plotë ligjore hyn në fuqi gjatë këtij muaji. Sipas Bankës së Shqipërisë, ajo do të përmirësojë procesin e ekzekutimeve duke gjallëruar tregun e shitjes së pronave të bllokuara. Kjo pritet të sjellë uljen e kredive të këqija, të cilat aktualisht mbeten ndër më të lartat në rajon.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lymi personalitet19/05/2017 23:56

Nejse bankat po bejne nje pune te dobishme, po pastrojne investimet e .......

Sas19/05/2017 22:27

Po pse japin borxh ne ajer cifutet?

Shto koment

Denonco