Ministri i Financave Ahmetaj kundër shefit të FMN-së, për paratë e kanabisit në tregun shqiptar

Ministri i Financave Ahmetaj kundër shefit të FMN-së, për paratë e kanabisit në tregun shqiptar

09:41, 17/05/2017
A+ Aa A-

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka dalë dje hapur kundër shefit të FMN-së në Tiranë Jens Reinke. I pyetur  për uljen e “çuditshme” të vlerës së euros në minimumin historik, Ahmetaj e ka mohuar se ky fenomen i pazakontë që ndodh vetëm në vendin tonë, ka lidhje me paratë e drogës shqiptare që shitet në Europë dhe riciklohen brenda vendit në lekë.

“Zhvillimi ekonomik erdhi nga investimet e huaja vendase, nga rritja e punësimit dhe besimi i aktorëve në ekonominë shqiptare. Kemi bërë edhe me Bankën Botërore informalisht një test për kursin e këmbimit, nuk ka asgjë të veçantë të ketë ndodhur këto tre vite.  1.5 miliard u futën vitin e fundit nga turizmi dhe sigurisht që investimet e huaja, remitancat, turizmi kanë efekt të drejtpërdrejtë në vlerësimin apo nënvlerësimin e monedhës”, deklaroi sot ai përpara gazetarëve.

Por ky shpjegim i ministrit shqiptarë të financave është krejtësisht i kundërt me atë të shefit të FMN-së në Tiranë, pasi u pyet disa ditë më parë nga “Top Channel”. 

"Ne të gjithë i lexojmë lajmet e gazetave rreth kanabisit, por ndoshta edhe aktiviteteve të tjera të jashtëligjshme, por ato nuk përfshihen në startistikat ekonomike dhe ne nuk mund t’i promovojme ato”, shpjegoi Reinke fenomenin e rënies jo të zakonshme të vlerës së euros në Shqipëri, ndërkohë që në bursën ndërkombëtare ajo rritet.  /Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Atdhetari 17/05/2017 15:23

O zog ku....ve,o zog gomari ku i hapet vendet e punes ju? Tuj punu per 2000 Lek te reja ne dit ne plantacionet e droges, ju u vet me lek shqipetaret perfundun purgjeve te Italis,grecis e mbar europes.?

Ceni17/05/2017 09:53

Ky eshte me plehra e qeverise se kanabisit

Shto koment

Denonco