Rama rikthehen Brisida Shehajn? Ja posti që pritet të marrë

Rama rikthehen Brisida Shehajn? Ja posti që pritet të marrë

12:23, 16/05/2017
A+ Aa A-

Genti Beqiri është larguar nga drejtimi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Ai ka depozituar zyrtarisht një kërkesë dorëheqje ku njofton largimin e tij nga agjencia që e drejtonte që prej qershorit të vitit 2015.

Burime qeveritare bëjnë të ditur për “SCAN” se një nga kandidaturat kryesore për zëvëndësimin e Beqirit është Brisida Shehaj.  Shehaj ka drejtuar për 3 vite Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe ka mbajtur gjithashtu edhe detyrën e zëvëndësministres së Ekonomisë, nga e cila u largua me dorëheqje në fund të vitit të kaluar.

Deklaratë e Drejtorit Ekzekutiv të AIDA-s, Genti Beqirit:

 “Në qershor 2015, kur u emërova në detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve – AIDA, isha i vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që më ishte besuar, në një nga sektorët më prioritarë në vend siç janë investimet. I jam mirënjohës Kryeministrit Z. Edi Rama për besimin e dhënë në drejtimin e këtij institucioni. Kjo më ka nxitur për të punuar çdo ditë, pa pushim, për zhvillimin e mëtejshëm të AIDA-s, si një strukturë gjithnjë e më shumë dinamike, në ndihmë të investitorëve të huaj, por edhe atyre vendas.

Në këto 2 vite në detyrë, AIDA është rritur profesionalisht, e bashkë me të, janë rritur të gjithë treguesit e objektivave të punës së saj, që nga niveli i investimeve, klima e biznesit, numri i bizneseve të reja në vend, si edhe shumë tregues të tjerë. Por, AIDA në rrugën e saj nuk mund të kishte kurrsesi sukses e vetme. Ka qënë partneriteti me agjencitë homologe, me organizatat e biznesit dhe me miqtë e partnerët e tjerë, të huaj e vendas, që na solli në një stad të ri zhvillimi profesional. Shumë punë të mira janë bërë, por sigurisht që të tjera mbeten për t’u bërë për rritjen e kapaciteteve profesionale, për të adresuar dhe asistuar në kohë reale si një “One Stop Shop” kërkesat dhe nevojat e investitorëve dhe biznesit.

Për gjithçka kemi bërë në këto dy vite, unë dua të falenderoj posaçërisht stafin e palodhur të Agjencisë, bashkëpunëtorët e mi më të afërt, partnerët e tjerë, organizatat e biznesit dhe këdo tjetër me të cilin kemi bashkëpunuar në këtë periudhë për ta bërë AIDA-n më të mirë dhe Shqipërinë më tërheqëse për investitorët. Sot, për arsye tërësisht personale, më duhet t’ju njoftoj se unë nuk do të jem më në drejtimin e Agjencisë, por sigurisht mbetem i përkushtuar për t’i shërbyer vendit tim në poste dhe sfida të reja në të ardhmen.

Ju Faleminderit!”

/SCAN

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

``brizidi16/05/2017 18:59

ta gezoj baftjariiiiiiii

suzana16/05/2017 18:28

Mos ja kerkoi Saimiri se e ka merak po do ket ngelur akoma aty me abuzu lum keto mjer populli

Dan Everts16/05/2017 18:20

Se mos e kthe Edvini , jo mer daj vendosin protektoret e krimit " Hakmarrja per drejtesi"

nino16/05/2017 16:31

tani edi po mbledh haremin e rilindjes te rinovuar brisida do te merret me kete aktivitet

HIQMET16/05/2017 14:59

PO KJO ESHTE NJE E PAAFTE E HAJDUTE ORDINERE

HIQMET16/05/2017 13:51

PERSERI KJO PLEHRA!!!!

Shto koment

Denonco