Auditi/ Arben Ahmetaj akuzon drejtorinë e LSI-së, për dështimin e  Bypassit në Vlorë

Auditi/ Arben Ahmetaj akuzon drejtorinë e LSI-së, për dështimin e Bypassit në Vlorë

11:41, 08/05/2017
A+ Aa A-

Drejtoria e Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave ka ushtruar një audit në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe te sipërmarrësi i punimeve “Serenissima Construksioni” në lidhje me verifikimin e ligjshmërisë së zbatimit të kontratës në projektin e Bypass në Vlorë.

Në raportin e auditit, Ministria e Financave e akuzoi Autoritetin Rrugor Shqiptar (i cili drejtohet prej përfaqësit të LSI-së, Dashamir Xhika), për veprimet dhe mosveprimet që lidhen me moszbatimin e kontratës së Projektit Bypass Vlorë, sipas grafikut të punimeve dhe afatit kontraktor, me një vlerë mbi 42 milionë euro, raporton Monitor.

Sipas raportit të auditit, ARRSH nuk ka vepruar për paralajmërimet për prishje të kontratës në kohën që kontraktori po dëshmonte për dështim të realizimit të kontratës dhe ishte në kushte të plota për prishjen e kontratës.

“Paralajmërimi i parë dhe i fundit i bërë më datë 13.06.2016 për kontraktorin për ‘Prishje të kontratës nga Punëdhënësi’, për shkak të vonesave në kohën e realizimit të punimeve, kur performanca e vazhdueshme e kontraktorit nuk përkonte me detyrimet kontraktuale, rezulton në kohën kur kishte kaluar rreth 50% e kohës kontraktore dhe punimet në fakt rezultojnë në masën rreth 4%, kundrejt detyrimit në masën rreth 55% të punimeve”, – thuhet në konkluzionet e auditit.

Ministria e Financave akuzon gjithashtu, se Autoriteti Rrugor nuk ka vepruar për vlerësimin e plotësimit të kushteve dhe rishikimin e pozicionit për në vijim, pas përcaktimit të afatit të fundit të përmirësimit të situatës në kantier.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco