FOTO/ Greqia privatizon portin e Selanikut

FOTO/ Greqia privatizon portin e Selanikut

10:01, 25/04/2017
A+ Aa A-

Porti i Selanikut në Greqi është shitur me vlerën 231.9 milionë euro. Blerësit janë një grup kompanish mes të cilave gazeta greke “Protothema” cilëson Deutsche Invest Equity Partners dhe Ivan Savvidis, pronari i ekipit të futbollit PAOK.

Kompania do të ofrojë shumën në fjalë për të blerë 67% të aksioneve të portit në një marrëveshje, vlera e plotë e së cilës është 1.1 miliardë euro. Në këtë marrëveshje parashikohen investimet 180 milionë euro në 7 vitet e ardhshme, ndërkohë që të ardhurat për shtetin grek nga kontrata parashikohen në 170 milionë euro.

Vendimin final për kontratën do ta japë Gjykata e Auditit, e cila do të vlerësojë procedurat. Porti është ndër më të rëndësishmit dhe duket se bën pjesë në planet e pranuara nga qeveria greke për privatizimin e shumë aseteve shtetërore, diktuar edhe nga Eurogrupi pas krizës së vitit 2008.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco