Largimet politike nga puna i kushtojnë qytetarëve 40 milionë Euro

Largimet politike nga puna i kushtojnë qytetarëve 40 milionë Euro

21:25, 23/04/2017
A+ Aa A-

Prej vitit 2014 deri më sot kemi të bëjmë me 78 vendime të formës së prerë nga Gjykata për të kthyer nëpunësit e administratës në punë apo dëmshpërblyer ata për largim të padrejtë.

Gjykata e Apelit llogarit një detyrim të shtetit ndaj administratës së larguar prej 40 mln eurosh. Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu, në një intervistë të dhënë për Ora News, thotë se vetëm gjatë vitit 2016, janë zbatuar 32 vendime të formës së prerë të gjykatave në institucionet e administratës shtetërore.

 “Aktualisht që flasim jemi në shqyrtim të vendimeve që kemi të depozituara pranë Departamentit dhe së bashku me institucionet të cilat i kanë prodhuar këto vendime kemi ngritur strukturat e posaçme të cilat do të duhet të shqyrtojnë kërkesat, kriteret që kanë këta gjyqfitues dhe vendet vakante që janë në dispozicion nga këto institucione me qëllim që të gjejnë zbatim. Zbatimi i një vendimi gjyqësor është kompleks, nuk është kaq i thjeshtë. Kjo për shkak të faktit që struktura në institucion ka pësuar ndryshime, kriteret e vendeve të punës janë të ndryshme nga kriteret që kanë gjyqfituesit, për këtë arsye dhe proçedura që do të duhet të ndiqet nga Departamenti së bashku me institucionin kërkon kohën e saj për të gjetur sistemimin më të mirë të mundshëm”

Sipas Albana Koçiut zbatimi i vendimeve të gjykatave është një proçes kompleks.

“Do ta monitorojmë të gjithë punën në administratën publike dhe çdo kërkesë apo pretendim që do të na vijë nga qytetarë apo institucione të caktuara në lidhje me shkeljet që mund të bëjnë nëpunësit civilë. Ata kanë të drejtën që të jenë pjesë e partive politike dhe të jenë anëtarë të partive politike por u ndalohet shprehja e bindjeve apo preferencave partiake në publik. Kanë të drejtë të marrin pjesë në organizime politike jashtë orarit të punës dhe sigurisht për një kategori nëpunësish që është kategoria e trupës së nivelit të lartë drejtues, nuk lejohet anëtarësimi në parti politike.

Departamenti i Administratës Publike menaxhon 10 mijë pozicione pune të shërbimit civil.

6 mijë pozicione të tjera janë të institucioneve të pavarura dhe qeverisjes vendore, të cilat i administrojnë ata vetë.

Në të gjithë administratën publike shqiptare janë rreth 16 mijë pozicione pune pjesë e shërbimit civil, ndërsa pjesa tjetër menaxhohet nga Kodi i Punës”. /ora news/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/04/2017 23:05

Kush pergjigjet per keto 40 milione euro te humbura???? Sot paguhen nga taksat tona edhe pagat e te larguarve padrejtesisht dhe politikisht nga puna te mbeshtetesve te opozites, paguhen edhe pagat e zevendesuesve te tyre rilindas. Pra per 1 vend pune paguhen 2 persona!!!! Pse nuk vihen para drejtesise ata qe e kane shkaktuar kete humbje kaq katastrofike? Rama do te pergjigjet: Prandaj e duam vettingun dhe reformen ne drejtesi!!!

Shto koment

Denonco