Biznesi i vogël në krizë. BSH: Bien shitjet e ndërmarrjeve të vogla

Biznesi i vogël në krizë. BSH: Bien shitjet e ndërmarrjeve të vogla

17:26, 21/04/2017
A+ Aa A-

Biznesi i vogël dhe ai familjar po kalojnë një situatë të vështirë financiare, e cila veç statistikave të çregjistrimeve, tashmë konfirmohet zyrtarisht edhe nga Banka e Shqipërisë. Në raportin e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë të 2016-ës, Banka e Shqipërisë deklaron se biznesi i vogël u përball me rënie të të ardhurave për të dytin gjashtëmujor me radhë.

"Ndërmarrjet e vogla vazhdojnë të vlerësojnë rënie të nivelit të shitjeve dhe të rezultatit financiar gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016, por me një tendencë më të zbutur krahasuar me gjysmën e parë të vitit,"- shkruhet në raport.

Sipas Bankës, për ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha situata është paraqitur më pozitive. Bizneset e vogla përbëjnë pjesën dërrmuese të sipërmarrjeve në Shqipëri duke zënë mbi 90 për qind të totalit.

Falimentim masiv

Vitin e kaluar për herë të parë Shqipëria u përball me një fenomen dramatik, rënien e numrit të bizneseve. Të dhënat zyrtare nga Regjistri i Bizneseve tregojnë se në vitin vitin 2016 numri i bizneseve u ul 11,692, pasi numri i bizneseve që falimentuan ishte më i madh se sa ai i bizneseve të reja që u hapën.

Më konkretisht sipas të dhënave nga Regjistri i Bizneseve, vitin e kaluar u çregjistruan mbi 27 274 biznese dhe u hapën vetëm 15 582 të reja duke bërë që numri total i bizneseve aktive në Shqipëri të pakësohet me mbi 11 mijë biznese. 

Regjistri tatimor i bizneseve vitin e kaluar u përfshi në një reformë të thellë, ku për herë të parë u ndanë bizneset aktive dhe ato pasive në dy regjistra të veçantë. Pastrimi i regjistrit nxori rreth 97 mijë biznese në regjistrin pasiv, duke e reduktuar numrin e bizneseve që raportoheshin zyrtarisht në treg me gati përgjysmë.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco