Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Raporti i BSH: Rritet çmimi i apartamenteve në Tiranë, bien në bregdet

Raporti i BSH: Rritet çmimi i apartamenteve në Tiranë, bien në bregdet

18:06, 20/04/2017
A+ Aa A-

Çmimi i apartamenteve në Tiranë u rrit me 3.3% në 6-mujorin e dytë të vitit të shkuar, ndërkohë që në bregdet është shënuar një rënie e lehtë.

E dhëna vjen përmes një sondazhi të kryer nga Banka e Shqipërisë mes 230 agjentësh të pasurive të paluajtshme dhe shoqërish ndërtimi.

Sipas raportit statistikor të publikuar sot nga BSH, agjentët kanë raportuar për rritje të numrit të shitjeve, ashtu si dhe çmimeve të apartamenteve.

Kjo ecuri pozitive e tregut të banesave vjen në një çast kur norma e interesit për vitin 2016 ra në nivele historike me një mesatare prej 4.2%, duke vijuar prirjen rënëse të viteve të fundit.

Sipas agjentëve, rreth 68% e pronave për banim dhe për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare.

Ndërkohë që për herë të parë prej vitit 2013, agjentët e pasurive të paluajtshme kanë raportuar për rënie të stokut të pasurive të pa shitura si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare.

Paralelisht, raporti i kredive me probleme për kredinë për pasuri të paluajtshme ra në nivelin 8.8%, nga 10.4% në qershor dhe nga rreth 11.5% një vit më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco