Keni kursime në euro dhe dollarë. Ja çfarë nuk duhet të bëni

Keni kursime në euro dhe dollarë. Ja çfarë nuk duhet të bëni

17:17, 18/04/2017
A+ Aa A-

Tani nuk është koha e duhur për ti këmbyer, pasi euro dhe dollari vazhdojnë të zhvlerësohen në tregun valutor vendas.

Monedha e përbashkët evropiane u këmbye sot me 135.28 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro ka hyrë në trajektore rënëse që nga fillimi i muajit prilli duke zbritur nën nivelin e 136 lekëve.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u këmbye sot me 127.01 lekë.

Tashmë, duket se kursi i këmbimit eur/lek ka zbritur në nivelin e ekuilibrit rreth 136 lekë. Aktorët e tregut pohojnë se nëse vijon të ketë ofertë të lartë për valutë, në verë, kur sezonalisht ka forcim të lekut për shkak të prurjeve të emigrantëve, euro mund të zbresë edhe në 133-134 lekë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vertet?19/04/2017 08:01

O ti Genti Sejko! Ku e gjete kete llogjike? Paske bo shkollë nate. Si e shpjegon rritjen e cmimeve te mallrave te importit, kur bie vlera e Euros?! Na hap pak syte dhe na e shpjego pak te lutem.

Genti Sejko18/04/2017 19:37

Kjo eshte Politika Ekonomike e Rilindjes per te varferuar shqiptaret pasi te gjitha mallrat dhe kryesisht ato te importit do te rriten per shkak te forcimit te lekut ! Edhe produktet vendase do te kene rritje cmimesh pasi jane te lidhura me cmimet e eksoportit. Pra, do dilni jashte ke pak dhe do te kurseni ujin ose letren higjenike! Sa me fat jeni se po kurseni shume

Shto koment

Denonco