Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Lulëzojnë tenderat pa garë. APP: 43 për qind e prokurimeve me negocim

Lulëzojnë tenderat pa garë. APP: 43 për qind e prokurimeve me negocim

14:43, 18/04/2017
A+ Aa A-

Institucionet publike shpenzuan mbi 60 milionë euro në tendera të mbyllur gjatë vitit të kaluar. Të dhënat janë bërë publike nga Agjencia e Prokurimit në raportin vjetor të vitit 2016.

'Gjatë vitit 2016 janë zhvilluar gjithsej 2,186 procedura me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës me një fond total prej 8.1 miliardë lekë," thuhet në raportin e APP-së.  

Të dhënat tregojnë se kjo shifër është thuajse e barabartë me atë të një viti më parë, ku shifra e shpenzuar përmes tenderave pa garë ishte 8.6 miliardë lekë. 

Sipas APP  gjatë vitit të kaluar u zhvilluan në total 5067 tendera publikë, kjo do të thotë se 43 për qind e tyre kanë qenë të mbyllur, pa garë. 

Tenderat me negocim pa shpallje kanë një risk të lartë për abuzim financiar me paratë e taksapaguesve. Ky konfirmohet edhe nga një tregues tjetër. Sipas të dhënave të APP, përmes këtyre tenderave u shpenzua thuajse i gjithë fondi limit i vënë në dispozicion duke u kursyer vetëm 1.4 për qind e tij nga 9 për qind që ishte mesatarja e kursimit për proçedurat e tjera. 

Rritje e fortë

Edhe pse krahasuar me një vit më parë, fondet e shpenzuara me negocim pa shpallje paraprake janë në të njëjtat nivele, nëse krahasohen me dy vjet më parë ato kanë shënuar një rritje të fortë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitet 2014-2015 procedurat e mbyllura u zgjeruan me ritme të ndjeshme. ndërsa fondi i prokuruar përmes tyre kërceu nga 5.6 miliardë lekë në 2014-ën në 8.1 miliardë lekë vitin e kaluar.

Image

Përdoret qëllimisht

Proçedura me negocim pa shpallje mund të përdoret vetëm në rastet emergjente siç parashikohet hollësisht në Ligjin e Prokurimeve Publike. Por një monitorim i Agjencisë së Prokurimeve ka gjetur se institucionet publike i përdorin tenderat e mbyllur në kundërshtim me ligjin.

“Në shumicën e rasteve autoritetet kontraktore kanë përdorur këtë lloj procedure me pretendimin se janë ndodhur në kushte emergjente, por nuk justifikojnë rrethanat e paparashikuara që i çojnë ato në pamundësi për të planifikuar në kohë nevojat e tyre,” thotë APP.

Sipas kësaj agjencie në shumë raste Autoritetet Kontraktore kanë pasur mundësi të parashikojë në kohë nevojën, por me mosveprimet e tyre, kanë sjellë “krijimin e një situate emergjente,” çka çon në përzgjedhjen e procedurës së prokurimit me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

une them18/04/2017 19:28

une them ti ime nenen dhe ti vrasim keta hajdute.....apo jo?

Shto koment

Denonco