Produktet blegtorale shqiptare drejt Ukrainës, hiqen barrierat

Produktet blegtorale shqiptare drejt Ukrainës, hiqen barrierat

13:10, 18/04/2017
A+ Aa A-
Bizneset shqiptare dhe fermerët do të kenë mundësinë të lidhin kontrata me përfaqësuesit ukrainas, duke nisur kështu eksportet e prodhimeve blegtorale "made in Albania" në Ukrainë.

Alban Zusi, president i Qendrës së Eksporteve Shqiptare në një deklaratë për median bëri të ditur heqjen e të gjitha barrierave nga qeveria e Ukrainës, të cilat pengonin eksportin e produkteve shqiptare të mishit dhe qumështit. Sipas tij, të gjitha produktet shqiptare me origjinë shtazore, si mish, qumësht dhe nënproduktet e tyre mund të eksportohen në një vend të huaj. Produktet ukrainase janë prezentë në tregun shqiptarë por përmes palëve të treta dhe pala ukrainase synon që produktet e të dy vendeve të shkëmbehen në tregjet përkatëse përmes marrëveshjeve direkte të kompanive. (ATSH)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

po droge do cojme18/04/2017 19:29

posi,ja droga do shkembehet si mall burse.

Shto koment

Denonco