Bien shitjet e Volkswagen-it në Kinë

Bien shitjet e Volkswagen-it në Kinë

13:03, 18/04/2017
A+ Aa A-

Prodhuesi gjerman i makinave "Volkswagen" shiti 2.5 milionë makina në tremujorin e parë të këtij viti, 0.5 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një raporti të publikuar ditët e fundit.

Kompania shiti rreth 991 mijë automjete në mars, 2.5 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Europa vazhdon të jetë tregu më i madh për "Volkswagen"-in.

Kompania e njohur gjermane ka shitur pothuajse 1.1 milion automjete në Evropë në tre muajt e parë, me një rritje vjetore 4.4 për qind.

Në Shtetet e Bashkuara, shitjet e saj në tremujorin e parë u rritën 9.2 për qind, duke arritur në mbi 135 mijë.

Por shitjet e "Volkswagen"-it në Kinë gjatë kësaj periudhe ranë 6.7 për qind, duke arritur në 891 mijë, pasi marka e saj "Audi" tërhoqi makina nga tregu kinez, duke sjellë në një rënie të madhe prej 22 për qind të shitjeve të kësaj marke.

Kina është tregu më i madh i "Volkswagen"-it në Azi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco