32 ekonomitë më të fuqishme në botë në vitin 2050

32 ekonomitë më të fuqishme në botë në vitin 2050

16:53, 17/04/2017
A+ Aa A-

Më 2050 bota me shumë gjasa do të ketë ndryshuar në mënyrë drastike nga kjo që njohim sot dhe peizazhi ekonomik e financiar nuk do të bëjë përjashtim.

Një raport nga gjiganti i shërbimeve profesionale PwC ka shqyrtuar se cilat do të jenë ekonomitë më të mëdha e më të fuqishme pas 33 vjetësh.

Raporti, i titulluar "Vështrim i largët: Si do të ndryshojë rendi global i ekonomisë më 2050?” rendit 32 vende sipas prodhimit të përgjithshëm bruto të projektuar sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP).

Barazia e fuqisë blerëse është një teori që thotë se kurset e shkëmbimit midis monedhave janë në ekuilibër kur fuqia e tyre blerëse është e barabartë në secilin prej dy vendeve që krahasohen. PPP përdoret nga makroekonomistët për të përcaktuar produktivitetin ekonomik dhe standardet e jetesës midis vendeve për një periudhë të caktuar kohe.

Me përjashtim të SHBA, shumë nga fuqitë ekonomike aktuale, si Japonia e Gjermania, do të kenë pësuar zbritje në renditjen globale, të zëvendësuar nga vende si India e Indonezia, të cilat tani janë tregje në shpërthim.

Më poshtë është renditja e ekonomive më 2050. Shifrat janë në triliona dollarë amerikanë dhe në vlerë konstante. PPP aktuale e SHBA është 18.562 trilion dollarë. /Përgatiti SYRI.net

32. Holanda — 1.496 

31. Kolumbia — 2.074 

30. Polonia — 2.103 

29. Argjentina — 2.365 

28. Australia — 2.564 

27. Afrika e Jugut — 2.570 

26. Spanja — 2.732 

25. Tailanda — 2.782 

24. Malajzia — 2.815 

23. Bangladeshi — 3.064 

22. Kanada — 3.1 

21. Italia — 3.115 

20. Vietnam — 3.176 

19. Filipine — 3.334 

18. Korea e Jugut — 3.539 

17. Irani — 3.900 

16. Pakistani — 4.236 

15. Egjipti — 4.333 

14. Nigeria — 4.348 

13. Arabia Saudite — 4.694 

12. Franca — 4.705 

11. Turqia — 5.184 

10. Britania — 5.369 

9. Gjermania — 6.138 

8. Japonia — 6.779 

7. Meksika — 6.863 

6. Rusia — 7.131 

5. Brazili — 7.540

4. Indonezia — 10.502 

3. SHBA — 34.102 

2. India — 44.128 

1. Kina — 58.499

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi17/04/2017 17:01

CA thu ti mer

Shto koment

Denonco