Nisin fluturimet direkte Tiranë - Amsterdam që nga muaji maj

Nisin fluturimet direkte Tiranë - Amsterdam që nga muaji maj

10:56, 17/04/2017
A+ Aa A-

Një linjë direkte avioni nga Shqipëria për në Hollandë do të fillojë të operojë që nga muaji maj ndërmjet dy vendeve. Bëhet fjalë për një linjë ‘low cost” që do të kryejë tre fluturime në javë Tiranë - Amsterdam.

Lajmin e bëri të ditur sot zyrtarisht ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij holandez,  Bert Koenders, që ka vizituar sot Tiranën.

Bushati tha se “është rritur me 30%, prezenca e kompanive holandeze në Shqipëri. Gjatë bisedës e sigurova z. Koenders për zbatimin e reformave dhe krijimin e një ambienti sa më tërheqës për investitorët. Sigurisht ne kemi një ambient të pashfrytëzuar porsa i përket ekonomisë dhe turizmit.

Po ashtu, një kompani do të nisë të fluturojë direkt nga Amsterdami në Tiranë me kosto të ulët.

Po ashtu, shpreh gjithë mirënjohjen në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar për mbështetjen e pakursyer që Holanda ka dhënë për Shqipërinë sidomos për reformën në drejtësi,” tha Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco