Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Qeveria koncesion për blloqet e lira të naftës në detin shqiptar

Qeveria koncesion për blloqet e lira të naftës në detin shqiptar

16:22, 16/04/2017
A+ Aa A-

Ministria e Energjisë dhe Industrisë do te nxjerrë thirrjen për 3 blloqe në Detin Adriatik, të cilat më parë administroheshin nga kompania Emanuelle Energy dhe dy të tjera në rajonin e Vlorës: Gorisht – Kocul dhe Cakran – Mollaj.

Marrëveshjet Hidrokarbure do të bëhen në bazë të modelit të ri që ka miratuar Kuvendi, ku taksa e tatimit mbi fitimin do të merret që në fuçinë e parë të naftës që do të shitet.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria ka interes të japë me koncesion blloqet e lira të naftës, por për shkak të çmimit të ulët në tregjet ndërkombëtare, eksplorimi i kompanive të huaja në këtë fushë nuk ka pasur interes.

Zyrtarë të ministrisë së Energjisë kanë 1 vit e gjysmë që po negociojnë për t’i dhënë Shell dhe Delek Group bllokun 4 në Gjirokastër dhe atë të Dumresë, por ende pa finalizuar asnjë marrëveshje, edhe pse afati është tejkaluar disa herë. /tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ladi16/04/2017 19:32

Nuk ka rene dakort Damian Hajduti prandaj shtyhet , se po nuk pagove nuk firmoset. Plus po perdor edhe ate baxhon e DIA, ate Rebeka amerikanen.

Shto koment

Denonco