TABELA/ Biznesi në kolaps financiar. Vetëm në 2016-ën, 250 mln USD taksa të papaguara

TABELA/ Biznesi në kolaps financiar. Vetëm në 2016-ën, 250 mln USD taksa të papaguara

14:48, 28/03/2017
A+ Aa A-

Borxhi i bizneseve ndaj administratës tatimore shënoi vitin e kaluar rritjen më të madhe historike duke konfirmuar se biznesi është në kolaps financiar dhe nuk ka para as për të paguar taksat. Të dhënat janë bërë publike nga vet Ministria e Financave.

Sipas relacionit që MF ka dërguar në Parlament bashkë me ligjin për faljen e borxheve, rezulton gjatë vitit 2016, borxhi tatimor u rrit me 30.8 miliardë lekë ose gati 250 milionë dollarë.  Këto janë borxhe që biznesi i ka pranuar, por nuk ka mundur t'i shlyejë për shkak të vështirësive financiar.

Viti i kaluar përbën një rekord negativ të paprecedentë. Borxhi i biznesit ndaj Tatimeve në 2016-ën u rrit me 3 herë më shumë se sa viti 2015 dhe thuajse në të njëjtën masë me totalin e borxhit për gjithë periudhën trevjeçare 2012-2014.

Image

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se duke përfshirë dhe borxhin e viteve të kaluara, aktualisht detyrimet e pashlyera që biznesi ka në shtet kanë arritur mbi 150 miliardë lekë ose mbi 1.1 miliardë euro, shumë që zotërohet nga rreth 780 mijë bizneset dhe individë.

Këto janë detyrime vetëm ndaj Tatimeve. Nëse llogariten dhe detyrimet doganore atëherë shifra arrin në 180 miliardë lekë ose mbi 12 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Krizë financiare

Të dhënat e borxheve të papaguara i shtohen disa treguesve të tjerë shqetësues të bërë bërë publikë më parë, që faktojnë gjenden e rëndë financiare që po kalon biznesit.

Sipas regjistrit të subjekteve pasive, vetëm në 9 muaj të vitit të kaluar, mbi 19 mijë biznese ulën qepenat duke mbyllur aktivitetin.

Mbyllja masive e biznesit dhe pamundësia për të paguar taksat është një shuplakë e fortë për propagandën e qeverisë, e cila pretendon se ekonomia po rigjallërohet duke e lënë pas krizën.

Sipas shifrave të bëra publike, nga vetë institucionet publike rezulton se, të paktën gjendja financiare e bizneseve është përkeqësuar, ndjeshëm. 

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco