Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Shqipëria bllokon ngarkesat me mish pule dhe derri nga Brazili

Shqipëria bllokon ngarkesat me mish pule dhe derri nga Brazili

12:20, 27/03/2017
A+ Aa A-

AKU bllokon ngarkesat me mish pule dhe mish derri të importuara nga Brazili dhe po ia nënshtron ato analizave përkatëse për të garantuar sigurinë ushqimore të tyre, pas skandalit të mishit të kalbur që eksportohej nga ky shtet në për botë.

Por, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaruar se kjo ëhstë vetëm një masë shtesë, pasi ngarkesat me mish pule dhe derri që janë importuar nga Brazili që nga nëntori i 2016-ës kanë qënë të kontrolluara dhe institucionet evropiane të kontrollit si RASFF nuk kanë njoftuar për ndonjë rrezik.

Ja deklarata e plotë e AKU-t sot:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  në lidhje me lajmet nëpër media se importohet “mish i kalbur viçi nga Brazili” bën me dije se, nga periudha nëntor 2016 –mars 2017 janë importuar nga Republika Federale e Brazilit drejt Republikës së Shqipërisë, vetëm ngarkesa me mish pule dhe ngarkesa me mish derri.

Sqarojmë se të gjitha ngarkesat e importuara drejt Shqipërisë plotësojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi për ushqimin, si dhe kërkesat e marrëveshjes me urdhër Nr.294, datë 13.06.2006. “ Mbi importin e mishit nga Republika Federale e Brazilit “ e arritur midis Autoriteteve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se, Shqipëria importon nga stabilimente të miratuara nga Bashkimi Europian, shoqëruar nga certifikata veterinare të miratuara nga autoritetet veterinare qendrore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Brazilit.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se, nga sistemi RASFF(Rapid Alert System for Food and Feed) , sistemi i lajmërimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë, instrument i Komisionit Europian i krijuar për të garantuar ndjekjen e informacionit ndërkufitar, për të reaguar, në mënyrë të menjëhershme në rast rreziku ndaj shëndetit të konsumatorëve, nuk ka një  njoftim të tillë për Shqipërinë për problematikën në fjalë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pavarësisht se nuk ka alert nga sistemi RASFF, për të gjitha ngarkesat me mish pule dhe mish derri të importuara së fundmi në Shqipëri nga Republika Federale e Brazilit, ka bërë bllokimin e tyre, deri në përgjigjen e analizave  prej  mostrave të marra nga këto  produkte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco