Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

DOKUMENTI/  Masakra me prokurimet. Komisioni i Prokurimeve: 60% e tenderave kanë shkelje

DOKUMENTI/ Masakra me prokurimet. Komisioni i Prokurimeve: 60% e tenderave kanë shkelje

15:06, 22/03/2017
A+ Aa A-

Komisioni i Prokurimit Publik deklaroi se numri i tenderave të kontestuar shënoi një rritje të ndjeshme gjatë vitit të kaluar duke sinjalizuar se institucionet publike kanë rritur dozën e abuzimeve financiare.

 “Gjatë periudhës 1 Janar 2016 – 31 Dhjetor 2016, janë regjistruar dhe marrë në shqyrtim pranë Komisionit të Prokurimit Publik 1,393 ankesa në total, për prokurimet publike, koncesionet, lejet minerare dhe ankandet ose 19.4 për qind më shumë se një vit më parë,”- deklaroi KPP në raportin vjetor të vitit 2016.

Image

Por rritja e numrit të ankesave nuk është treguesi i vetëm, i cili dëshmon se abuzimet me paratë e taksapaguesve janë rritur. Një tjetër indikator shqetësues është edhe pjesa e tenderave, koncesioneve apo ankandeve që konstatohen me shkelje.

Sipas KPP, gjatë vitit që shkoi, nga 1393 ankesat e shqyrtuara rezultoi se vetëm 40 për qind ishin tendera të rregull ndërsa 60 për qind e tyre kishin shkelje serioze të ligjit, duke çuar në deformimin e rezultatit, por edhe rritjen e kostove për qytetarët. 

Shkeljet

Gjatë kryerjes së veprimtarisë së tij Komisioni i Prokurimit Publik për vitin 2016, në shumë raste ka konstatuar paligjshmëri në veprimet apo mosveprimet e autoriteteve kontraktore, dhe për rrjedhojë ka vendosur anulimin plotësisht ose pjesërisht të tenderave.

Në një pjesë të rasteve për këto shkelje Komisioni ka kërkuar edhe nisjen e hetimit administrativ nga ana e Agjencisë së Prokurimit Publik.

 Sipas raportin në 11 për qind të tenderave janë shkelur procedurat ligjore. Për këto raste Komisioni ka kërkuar anulimin e tenderit apo ankandit.  Për 41 për qind të rasteve Komisioni I Prokurimit ka kërkuar nga autoriteti kontraktor të bëjë rivlerësimin e procedurës për shkak të shkeljeve në vlerësim, por edhe gjatë hartimit të tenderin.

Ndërsa në  8 % të rasteve, është konstatuar vendosja e kritereve diskriminuese për të favorizuar një kompani të caktuar.

Abuzuesit më të mëdhenj

Sipas tabelave të publikuara nga Komisioni i Prokurimit Publik, institucioni me më shumë kontestime për tenderat dhe prokurimet publike është Posta Shqiptare. Për këtë shoqëri, gjatë vitit të kaluar pati 85 ankesa.

Në vendin e dytë renditet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të cilës i janë kontestuar 35 tendera, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt renditen Ministria e Mierëqënies Sociale dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, respektivisht me 33 dhe 29 ankesa. 

Numri më i lartë i ankesave pranë Komisioni të Prokurimit Publik është paraqitur për procedurat e prokurimit me interval të fondit limit 1 milionë deri në 5 milionë lekë pa TVSH, gjithsej 752 ankesa ose 53.98 % e totalit të ankesave të dorëzuar.

Për procedurat e prokurimit me interval të fondit limit 0 deri në 1 milionë lekë janë , 49 ankesa ose 3.52 % e totalit  ndërsa për tenderat me fond limit mbi 10 milionë lekë pa TVSH janë paraqitur 61 ankesa ose 4.38 % e totalit. 

SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco