Qeveria rrit investimet publike. Por vetëm për ndërtimin e burgjeve të reja

Qeveria rrit investimet publike. Por vetëm për ndërtimin e burgjeve të reja

17:45, 21/03/2017
A+ Aa A-

Sistemi i burgjeve do të marrë 2.2 miliardë lekë investime publike në tre vitet e ardhshme. Shifra është bërë publike nga Ministria e Financave sipas detyrimit që rrjedh nga marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të publikuar të plotë listën e projekteve që shtrihen në disa vjet.

Sipas listës rezulton se sistemi i burgjeve është një nga fushat e pakta, ku qeveria ka planifikuar rritje të ndjeshme të investimeve publike, pasi për sektorët e tjerë të ekonomisë investimet janë ulur me ritme të ndjeshme dhe vazhdojnë të ulen. Më konkretisht për periudhën 2016-2019, buxheti i shtetit do të financojë 2.2 miliardë lekë për ndërtimin e burgjeve të reja, por edhe rritjen e kapaciteteve në burgjet ekzistuese.

Sipas tabelës së detajuar, qeveria do të shpenzojë 370 milionë lekë për ndërtimin e një burgu të ri në Shkodër. Po kështu, do të investohen 575 milionë lekë për të rritur kapacitetin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale 313. Fonde të tjera do të shpenzohen për rritjen e kapacitetit të burgut të Fierit dhe atij të Lezhës ndërkohë, që 1 miliardë lekë do të shkojnë për blerje pajisjesh për burgjet.

Burgjet e mbipopulluara

Të dhënat e buxhetit tregojnë se investimet publike kanë ardhur në rënie nga viti në vit. Por edhe pse financimi për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave të reja vazhdon të ulet, për ndërtimin e burgjeve paratë do të shtohen. Ndërtimi i burgjeve të reja vjen pas raporteve të organizatave ndërkombëtare se sistemi vendas i kryerjes së dënimeve është i mbipopulluar.

Pak ditë më parë Këshilli i Europës publikoi një raport ku e klasifikonte Shqipërinë si një nga 10 vendet, që ka shënuar rritjen më të madhe të numrit të të burgosurve gjatë viteve të fundit. Në tre vitet e fundit mijëra qytetarë, veçanërisht ata me të ardhura të ulëta, janë dërguar masivisht në institucionet e riedukimit. Opozita ka akuzuar publikisht qeverinë se ka burgosur mbi 30 mijë qytetarë të varfër për faturat e energjisë, ndërkohë që mijëra të tjerë janë arrestuar dhe dërguar nëpër burgje për shkelje rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco