Qeveria vendos: Rriten pagat për spiunët e SHISH

Qeveria vendos: Rriten pagat për spiunët e SHISH

16:35, 21/03/2017
A+ Aa A-

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme që të rrisë pagat për një kategori të caktuar të punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Sipas vendimit të qeverisë, rritje page shtesë do të përfitojnë agjentët e SHISH në terren.

Konkretisht:

 “7. Punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit, që marrin pagën sipas niveleve të klasifikimit të këtij vendimi, u jepet shtesë për vështirësi vendi dhe zone:

a) Për punonjësit e klasave 1.1 deri 1.4, të nivelit I, të lidhjes nr.1, në masën deri në 30% të pagës bazë mujore; 

b) Për punonjësit e klasave 1.5 dhe 1.6 të nivelit I, si dhe për punonjësit e niveleve II, III dhe IV, të lidhjes nr.1, në masën deri në 50% të pagës bazë mujore.  

Masa e shtesës për çdo vend pune brenda kufijve si më sipër, vështirësia e funksionit si dhe kriteret për përfitimin e shtesës mbi pagë përcaktohen me urdhër të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco