Maqedonia ul sërish çmimin e naftës, po Shqipëria?

Maqedonia ul sërish çmimin e naftës, po Shqipëria?

10:02, 21/03/2017
A+ Aa A-

Sërish ulje të çmimit të karburanteve nga mesnata e kaluar në fqinjin tonë Maqedoninë. Sipas Alsat-M, benzina dhe nafta kanë një ulje për 2 denarë për litër.

Kështu vendosi dje Komisioni Rregullator i Energjetikës. EUROSUPER BS-95 do të shitet për 65 denarë dhe EUROSUPER-BS 98 për 67 denarë (afërsisht 1.1 euro).

Nafta do të kushtojë 52 denarë (afërsisht 85 cent). Po kështu lirohet edhe çmimi i mazutit. Çmimet e reja vijnë si rezultat i uljes së çmimeve të karburanteve në tregjet botërore në dy javët e fundit.

Ndërkohë kjo ulje e çmimit në tregjet rajonale dhe botërore nuk reflektohet aspak në vendin tokën, duke u vënë përballë një situate monopolistike.

Aktualisht çmimi i naftës në Shqipëri është mbi 170 lekë litri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lika21/03/2017 13:50

Vetem tek ne nuk i njohim ulje cmimesh por vetem rritje ,ndersa pagat vend numero,prodhues nafte jemi dhe cmimi eshte me i larti ne rajon dhe me gjere,pa llogaritur dhe taksat qe na jane shtuar dhe nga bashkia etj,kto i kemi fale kesaj qeverie te pa shprese

Shto koment

Denonco