Paratë e drogës vërshojnë edhe në Greqi? PRC: Shqiptarët blerësit më të mëdhenj të pronave në Athinë

Paratë e drogës vërshojnë edhe në Greqi? PRC: Shqiptarët blerësit më të mëdhenj të pronave në Athinë

15:25, 18/03/2017
A+ Aa A-

Pew Research Center një nga institutet më të njohura kërkimore në botë raportoi se shqiptarët janë shndërruar në blerësit kryesorë të pronave në Greqi. Lajmi është pasqyruar në të gjitha mediat kryesore të Greqisë.

"Tregu i pasurive të patundshme, veçanërisht në qendër të Athinës, po lëviz vetëm sepse shqiptarët janë duke blerë shtëpi," citon Newsbomb.gr, raportin e Pew Research.

Por gjetja më interesante e raportit ka të bëjë më faktin se shumica e pronave janë duke u blerë me para cash.

"Emigrantët shqiptarë dërgojnë sasi të mëdha parash në vendin e tyre, por në të njëjtën kohë shqiptarët blejnë pasuri të patundshme me para cash në Greqi," shkruan Proneës.gr.

Sipas mediave kjo tendencë është forcuar veçanërisht gjatë dy viteve të fundit. Kjo është periudha kur Shqipëria është përballur me një rritje të ndjeshme të kultivimit dhe eksportit të kanabisit.

Drogë dhe pastrim parash

Pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se Shqipëria është shndërruar në burimin kryesor të marijuanës në Europë dhe se sipërfaqja e diktuar që është mbjellë me kanabis në vend është rritur me 50 fish.

" Shqipëria mbetet një vend burim i rëndësishëm për marijuanën si dhe një rrugë transiti për kokainën dhe heroinën e destinuar për tregun evropian. Megjithëse autoritetet shqiptare raportuan rritje të arrestimeve dhe shkatërrimit të plantacioneve me kanabis në 2016-ën u raportua gjithashtu një rritje e kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin," thuhej në raportin e DASH.

Pak javë më parë, ambasadori i OSBE në Tiranë, Bern Boschard deklaroi se në Shqipëri të ardhurat nga droga llogaritet të jenë në 2 miliardë euro, edhe pse një ditë më vonë u përpoq ta korrigjonte këtë deklaratë.

Për shkak të rritjes së vrullshme të trafikut të drogës dhe korrupsionit, Departamenti i Shtetit e futi Shqipërinë sërish në listën e zezë të vendeve që pastrojnë para.

Por siç raportojnë mediat greke, paratë e drogës dhe korrupsionit në Shqipëri duket se po pastrohen edhe në shtetin fqinj.  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco