Ish-Azotiku do të kthehet në një park Industrial

Ish-Azotiku do të kthehet në një park Industrial

10:31, 17/03/2017
A+ Aa A-

Ish-Kombinati Metalurgiku i Elbasanit, ish-Azotiku i Fierit, Uzina e Rafinimit të Bakrit në Rubik dhe Uzina e Telave në Shkodër do të kthehen në parqe industriale.

Ministria e Energjitikës ka sqaruar se ky projektakt iniciohet me qëllim nxitjen e investimeve në këto zona. Institucioni thekson se një nismë e tillë do të bëjë të mundur rehabilitimin e tyre, për shkak se asetet janë degraduar e këto zona nuk kanë gjeneruar asnjë vlerë ekonomike.

Territori i gjithë Uzinës së Azotikut ka një sipërfaqe prej 22, 27 ha, në të cilen 0,52 ha është zënë me Landfillin e mbetjeve të rrezikshme ( arsenikale), ndërsa 4,05 ha janë objekte të privatizuara./Fieri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco