TABELA/ Ja si 'rilindi' ekonomia. Gropa në buxhetin e 2016-ës arriti 100 milionë euro

TABELA/ Ja si 'rilindi' ekonomia. Gropa në buxhetin e 2016-ës arriti 100 milionë euro

15:07, 23/02/2017
A+ Aa A-

Buxheti i vitit 2016 ka rezultuar një dështim total i qeverisë, të cilës i avulluan plot 100 milionë euro nga plani që miratoi vetë. Teksa programi i të ardhurave buxhetore u shkurtua fillimisht me 4 miliardë lekë në shtator, kjo nuk e ka ndalur pikiatën e tyre, e cila është përkeqësuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit të vitit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se për të gjithë vitin 2016, buxheti u mbyll me një defiçit të ardhurash prej 9.5 miliardë lekësh, ose afro 70 milionë euro.

Image

Mosrealizimi prej 9.5 miliardë lekësh i shtohet 4 miliardë lekëve që u shkurtuan në shtator. Kjo do të thotë se në total, për vitin 2016, qeverisë i "avulluan" 13.5 miliardë lekë ose 100 milionë euro. 

Gropa nga Tatimet

Të dhënat e detajuara tregojnë se mosrealizimi më i lartë ka ardhur nga të ardhurat që duhej të grumbulloheshin nga administrata tatimore dhe ajo doganore. Sipas shifrave, administrata fiskale grumbulloi 6.4 miliardë lekë ose 47 milionë euro më pak se sa plani vjetor i buxhetit.

Ecurinë më negative e ka patur Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, i cili shënoi një deficit në krahasim me programin me rreth 6.5 miliardë lekë ose 50 milionë euro. Në vendin e dytë, për performancën më negative vijnë të ardhurat nga akciza, të cilat janë mbledhur 2.7 miliardë lekë më pak se plani.

I vetmi zë me ecuri pozitive në taksat e biznesit është tatimi mbi fitimin. Por kjo taksë ka performancë pozitive falë pagesave të mëdha që ka derdhur në buxhet Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

Ekonomia ndrydhet, por kontrabanda lulëzon

TVSH dhe akciza janë dy taksat më të rëndësishme të buxhetit, të cilat masin jo vetëm temperaturën e ekonomisë, por janë edhe sinjali më i qartë që tregon se çfarë po ndodh me evazionin apo kontrabandën.

TVSH është taksa, e cila mat qarkullimin e mallrave në ekonomi. Mosrealizimi i të ardhurave nga kjo taksë, tregon se mallrat kanë qarkulluar më pak dhe aktiviteti i biznesit është kontraktuar. Qeveria raporton për rritje ekonomike, por mbledh më pak të ardhura nga taksa e cila mat tempin e ekonomisë.

Përtej ndrydhjes së ekonomisë, rënia e të ardhurave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar sinjalizon edhe për shtim të evazionit fiskal, një dyshim ky që përforcohet edhe nga deficiti prej 20 milionë euro i të ardhurave nga akciza.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco