Qeveria luftë investimeve në HEC-e. Rikthehet TVSH 20% për ndërtimin e hidrocentraleve

Qeveria luftë investimeve në HEC-e. Rikthehet TVSH 20% për ndërtimin e hidrocentraleve

15:44, 21/02/2017
A+ Aa A-

Qeveria do të detyrojë ndërtuesit e hidrocentraleve që të paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar në masën 20 për qind për të gjitha makineritë dhe pajisjet. Vendimi, i cili godet rëndë sektorin pritet të ketë pasoja të thella duke dekurajuar investimet në ndërtimin e hidrocentraleve të reja.

"Ky akt i qeverisë do të sjellë kosto shumë të mëdha për investimet e reja, përfshirë ato që kanë aplikuar ose kanë marrë një kredi dhe janë në proces ndërtimi”, deklaroi Bilbil Zeneli, nga Shoqata e Prodhuesve të Energjisë.

Në vitin 2007, ish qeveria e Partisë Demokratike, nën moton "Shqipëria, fuqi energjetike" e listoi ndërtimin e hidrocentraleve të reja si një nga politikat më prioritare.

Për të nxitur investimet, qeveria e drejtuar nga Sali Berisha, miratoi një sërë lehtsirash fiskale, përfshirë përjashtimin e makineri-pajisjeve, por edhe lëndëve të parë që përdoren në ndërtimin e hidrocentraleve nga pagesa e TVSH.

Incentivat rezultuan të suksesshme. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë viteve të fundit, në ndërtimin e hidrocentraleve janë investuar mbi 1 miliardë euro, të cilët kanë rritur ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë.

Falë kësaj politike u bë e mundur ardhja në Shqipëri e disa prej kompanive më të njohura energjetike në botë, si norvegjezja Shtatkraf apo austriakja Ëerbund si dhe u ndërtuan qindra HEC-e anembanë vendit, përfshirë veprat madhore të Ashtës dhe Banjës, që kanë përfunduar si dhe Moglica, i cili është në ndërtim 

Por përmes vendimit të marrë pak ditë më parë, qeveria aktuale i jep një goditje të fortë këtij sektori, e cila do të dekurajojë investimet e reja.

“Ajo do të dekurajojë investitorët që nuk i kanë nisur ende investimet në këtë sektor. I kanë marrë kontratat por nuk i kanë investuar shumat. Kjo do sjellë kosto ekstra që mund t’i bëjë ata të largohen fare nga ky sektor”, thotë Zeneli.

SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco