Raporti i KLSH-së: Albpetrol 15 miliardë lekë dëme shtetit dhe shqiptarëve. Ja shkeljet e skandaloze

Raporti i KLSH-së: Albpetrol 15 miliardë lekë dëme shtetit dhe shqiptarëve. Ja shkeljet e skandaloze

10:55, 19/02/2017
A+ Aa A-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zhvilluar auditim në Albpetrol SHA për periudhën 1 korrik 2015 deri 30 shtator 2016. Raporti Përfundimtar i Auditimit është evaduar me Vendimin nr. 179, datë 31.12.2016 të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nga auditimi ka rezultuar se Albpetrol SHA ka shkaktuar një dëm total ekonomik në vlerën 15,108,418 mijë lekë dhe një efekt financiar negativ në vlerën 3,010,832 mijë lekë, si më poshtë:

Dëmi ekonomik

- Në zbatimin e kontratave të marrëveshjeve hidrokarbure me vlerë 14,956,009 mijë lekë, nga të cilat:

-Detyrime të kontraktorëve për naftën brut pjesë e Albpetrol nga ndarja e prodhimit me vlerë 6,706,916 mijë lekë.

-Diferenca të prodhimit të naftës brut rezultuar nga testimi i prodhimit të puseve me vlerë 4,245,693 mijë lekë.

- Shpenzime të përfshira në kostot hidrokarbure në kundërshtim me përcaktimet e marrëveshjeve hidrokarbure, me vlerë 2,780,252 mijë lekë.

-Diferencë transporti me çmime shumë më të larta se tregu me vlerë 796,043 mijë lekë.

-Diferencë e krijuar nga vlera shitjes në ankande të naftës brut pjesë e Albpetrol nga detyrimet e kontraktorëve, krahasuar me çmimin e naftës brut në momentin e krijimit të detyrimeve, me vlerë 427,105 mijë lekë.

- Në fushë e pagave dhe shpërblimeve me vlerë 89,576 mijë lekë.

- Në fushën e prokurimeve dhe zbatimin e kontratave me vlerë 60,157 mijë lekë.

- Firo transporti me vlerë 2,676 mijë lekë.

Efekti Financiar Negativ

- Diferencë e detyrimeve të shoqërisë në divident nga mos pasqyrimi i saktë i rezultatit financiar të shoqërisë me vlerë 1,788,727 mijë lekë.

- Kamatëvonesa të likuiduara për mosshlyerjen në kohë të energjisë elektrike me vlerë 564,402 mijë lekë.

- Detyrime të krijuara nga shoqëria për furnitorët me vlerë 644,031 mijë lekë.

- Pagesa për shpërblime grupe pune me vlerë 11,496 mijë lekë.

- Në zbatimin e procedurave të prokurimit me vlerë 2,176 mijë lekë.

Nga auditimi rezultuan edhe një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, ndër të cilat më kryesoret janë:

Nga aktiviteti i shoqërisë

- Për periudhën 1.01.2015 deri më 30.09.2016 mbi çështjet gjyqësore të punonjësve, rezulton se në Gjykatën e Lartë kanë përfunduar 12 çështje në favor të punonjësve për të dëmshpërblyer nga 8 - 17.5 paga vjetore secilin, si dhe kanë përfunduar 8 çështje në Gjykatën e Apelit. Gjithashtu, janë në proces 143 raste të tjera, nga të cilët 33 janë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe 110 punonjës të tjerë janë në Gjykatën e Apelit.

Në periudhën nga data 01.07.2015 deri me 30.09.2016 janë paguar 79 punonjës për vendime gjyqësore të largimeve nga puna pa shkaqe të arsyeshme të periudhave të mëparshme në shumën 58,448,661 lekë, e cila ka rritur kostot e shoqërisë. Në 40 raste zbatimi i vendimeve gjyqësore është bërë nëpërmjet zyrave përmbarimore duke rritur akoma më shumë koston e këtyre largimeve pa shkaqe të përligjura.

- Është dhënë karburant për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës në kundërshtim me ligjin me vlerë 1,800,120 lekë.

- Për vitin 2015, punonjësve të Albpetrol u janë likuiduar shpenzime transporti në kundërshtim me ligjin me vlerë 26,122 mijë lekë.

-Albpetrol SHA nuk ka zbatuar shkronjën “b” të nenit 1 të ligjit nr. 7598, datë 01.09.1992 “Për krijimin e fondit të veçantë monetar për ish-të dënuarit e të përndjekurit politikë” dhe VKM nr. 392, datë 12.08.1999 “Për administrimin e fondit të veçantë monetar, të krijuar sipas ligjit nr. 7598, datë 01.09.1992 “Për krijimin e fondit të veçantë monetar për ish-të dënuarit e të përndjekurit politikë”derdhur në Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë për të arkëtuar për llogari të Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë shumën 1 % të fondit të pagave për vitin 2015.

-QASHNG ka paraqitur në pasqyrat financiare të viti 2015, llogarinë “Provizione” në vlerën 38,833,280 lekë. Nga auditimi i kartelës së kësaj llogarie, u konstatua se kjo llogari gjatë viteve ushtrimore 2013-2015, nuk ka patur asnjë lëvizje kreditore ose debitore. Për më tepër nga ana e QASHNG Patos, për këtë llogari, nuk disponohej asnjë dokumentacion, veprime në kundërshtim me Ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, neni 6 “Evidenca mbështetëse”.

-Nga ana e Albpetrol SHA nuk është bërë arkëtimi i detyrimit prej 3,445,021,679 lekë të ARMO SHA në zbatim të vendimit të gjykatës nr. 1480 datë 29.02.2016. Në detyrim e mësipërm janë të përfshira kamatat e arritura që rrjedhin nga mos shlyerja në kohë e kësteve të maturuara prej 20,269,908 lekë. Ky vendim është marrë me ekzekutim të përkohshëm, çka i jep mundësi shoqërisë për arkëtimin e detyrimit. Megjithëse uzina e përpunimit të thellë të naftës prone e ARMO sha është vënë në punë (kjo e konfirmuar dhe nëpërmjet mediave), Albpetrol SHA nuk ka kryer asnjë veprim arkëtimin e detyrimeve të mësipërme.

- Gjatë vitit 2015 n? Albpetrol SHA janë shpenzuar 6,296,379 lekë p?r sigurimin e automjeteve. Blerja e shërbimit është kryer pa u zbatuar procedurat ligjore të prokurimeve, nuk është nxjerrë urdhri i prokurimit, përcaktimi i fondit, ngritja e komisionit të vlerësimit si dhe njësia e prokurimit, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

Raporti i plote i KLSH per kontrollin tek Albpetrol

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shoku " Shpati " 19/02/2017 11:21

Po e hetoi prokuroria super e korruptuar e fierit atehere ka per tu mbyllur kjo ceshtje !

Shto koment

Denonco