TABELA/ ERE nxin reformën në energji. Borxhet e pambledhura të OSHEE u rritën në 70.7 miliardë lekë

TABELA/ ERE nxin reformën në energji. Borxhet e pambledhura të OSHEE u rritën në 70.7 miliardë lekë

10:51, 15/02/2017
A+ Aa A-

Borxhet e pambledhura të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë u rritën sërish vitin e kaluar duke zbehur suksesin e pretenduar nga qeveria për disiplinimin e sektorit të energjisë.

Të dhënat zyrtare nga Enti Rregullator tregojnë se në fund të vitit 2016 borxhet që abonentët kanë ndaj OSHEE arritën në 70.7 miliardë lekë me një rritje prej rreth 2 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë.

Image

Qeveria dhe OSHEE kanë trumbetuar si sukses me dhjetra herë në media skemën e aktmarrëveshjeve, që u lejon konsumatorëve t'i shlyejnë faturat e prapambetura me këste. Sipas OSHEE, që nga nisja e aksionit kundër vjedhjeve të energjisë janë lidhur qindra mijë aktmarrëveshje. Por siç tregojnë të dhënat, borxhi i pambledhur jo vetëm që nuk është ulur, por ka vazhduar të rritet.

Borxhet

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator, kategoria me borxhin më të lartë ndaj OSHEE janë familjarët. Në fund të vitit të kaluar borxhi total i abonentëve familjar rezultoi rreth 51.6 miliardë lekë ose mbi 380 milionë euro.

Në vend të dytë, kategoria më e madhe debitore është biznesi. Të dhënat tregojnë se borxhi e pashlyera që bizneset kanë ndaj OSHEE arritën në rreth 11.1 miliardë lekë, me një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2015.

Por vec borxheve të privatëve, OSHEE ka borxhe të pambledhura edhe ndaj institucioneve apo kompanive publike. Sipas Entit Rregullator të Energjisë, deri në fund të vitit të kaluar institucionet buxhetore kishin 2.26 milardë lekë fatura energjie të papaguara, ndërsa për konsumatorët jo buxhetor shifra kërceu në 5.8 miliardë lekë.

Kjo kategori është dhe ajo që ka rritjen më të fortë të borxhit, ku pesha kryesore i përket ujësjellësave që vazhdojnë të mos i shlyejnë faturat e energjisë.

Por pavarësisht shkaqeve, statistikat zyrtare të ERE-s, tregojnë se borxhet e pambledhura të OSHEE vazhdojnë të rriten, pavarësisht aksionit të qeverisë.

SYRI.net

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco