FOTO/ Kontrabandë me sheqer e kikirikë, arrestohen dy doganierë

FOTO/ Kontrabandë me sheqer e kikirikë, arrestohen dy doganierë

02:11, 15/02/2017
A+ Aa A-

Finalizohet në Shkodër operacioni i koduar “Bitter sugar”, arrestohen dy doganierë dhe një tjetër.  Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë sepse rreth orës 18.40, shtetasi Altin Okaj, ka kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan Shkodër, me mjetin e tij “Ford” me targë AA781MO, pa ju nënshtruar procedurave doganore me 13 thasë me sheqer me peshë 650 kg, dhe 19 qese me kikirikë me peshë 135 kg.

Si pasojë e kësaj, ka rënë në pranga shtetasi  Gazment Kruja , me detyrë Doganier Fizikin në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, Arlind Mit’hat Mitku me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, të cilët kanë lejuar të kalojë me mjetin e tij shtetasin Altin Okaj, pa ju nënshtruar procedurave doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për shtetasin Altin Okaj, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe për shtetasit Gazmend Kruja dhe Arlind Mitku për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen veprimtarinë doganore”  “Shpërdorim i detyrës”  .

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco