Leje ndërtimi për banesa apo shtesa, ja si ta aktivizosh falas kartën e identitetit

Leje ndërtimi për banesa apo shtesa, ja si ta aktivizosh falas kartën e identitetit

09:47, 23/01/2017
A+ Aa A-

Prej muajit janar 2017, qytetarët që janë të interesuar të apliko jnë për leje ndërtimi përmes sistemit elektronik të lejeve, në portalin e-Albania mund të nënshkruajnë elektronikisht formularin e kërkesës për leje ndërtimi nëpërmjet kartës së tyre të identitetit. Për këtë qëllim, ata duhet të aktivizojnë kartën e tyre të identitetit në një nga pikat e shërbimit Aleat në të gjithë Shqipërinë dhe të pajisen me një lexues karte. Lexuesi i kartës lejon që kompjuteri të komunikojë me mikroçipin në kartën e identitetit. Bazuar në këtë procedurë, të miratuar tashmë, “Shekulli” ka siguruar dhe boton të plotë listën e zyrave të gjendjes civile që bëjnë aktivizimin e kartave të identitetit, të cilat nuk do të kenë asnjë kosto për qytetarët.

Sipas Ministrisë së Zhvillimit Urban, në alternativë, qytetarët mund të autorizojnë projektuesit e licencuar që, krahas përgatitjes dhe nënshkrimin elektronik të projektit të ndërtimit, të kryejnë për llogari të tyre edhe procedurat e aplikimit dhe nënshkrimin elektronik formularit të kërkesës, në portalin e-Albania. Në këtë rast, projektuesi i autorizuar, i pajisur paraprakisht me nënshkrim elektronik pranë AKSHI-t, do të nënshkruajë formularin e kërkesës për leje ndërtimi me nënshkrimin elektronik të lëshuar nga AKSHI.

Procedura Të gjithë qytetarët që janë të interesuar të aplikojnë për leje ndërtimi përmes sistemit elektronik të lejeve mund të identifikohen në portalin e-Albania si dhe të nënshkruajnë elektronikisht formularin e kërkesës për leje ndërtimi nëpërmjet kartës së identitetit. Për të përdorur shërbimet elektronike, zotëruesi i kartës së identitetit duhet që ta aktivizojë fillimisht atë. Shërbimi i quajtur “Aleat” është ai, I cili mundëson aktivizimin e kartës së identitetit në pikat e shërbimit.

“Pasi të jetë bërë aktivizimi, për të përdorur elektronikisht kartën tuaj të identitetit, juve ju nevojitet një lexues karte. Lexuesi I kartës lejon që kompjuteri të komunikojë me mikroçipin në kartën tuaj të identitetit”, sqaron MZHU. Pasi përdoruesi mbërrin te seksioni “formulari i aplikimit i nënshkruar elektronikisht”, ka mundësinë te zgjedhë nënshkrim elektronik me anë të USB nga AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) ose nëpërmjet nënshkrimit me “Aleat” me kartë identiteti. Në rastin e nënshkrimit të parë, aplikanti ngarkon dokumentin dhe klikon butonin “Dërgo”.

Në rastin e nënshkrimit me Aleat aplikanti pasi konsultohet tek faqja e Aleat ne lidhje me procedurat e nevojshme për kryerjen e kësaj procedure klikon butonin “Dërgo”. Në këtë moment aplikanti ridrejtohet tek faqja e Aleat së bashku me formularin e aplikimit.

Pasi konsulton formularin, aplikanti bie dakord me rregullat e vendosura nga Aleat dhe klikon “Pranoj te nënshkruaj”. Ne këtë moment aplikantit I shfaqet mundësia e vendosjes se kodit pin të kartës ID. Pasi vendos pinin dhe klikon butonin “Ok”, kryhen te gjitha verifikimet e nevojshme dhe aplikantit i kthehet përgjigja që formulari u nënshkrua me sukses.

Në rast se nënshkrimi realizohet me sukses aplikanti ridrejtohet drejt aplikimit në e-Albania. Ne këtë moment aplikanti ridrejtohet tek e-Albania ku edhe njoftohet për nënshkrimin me sukses te formularit.

Vendimi Vendimi i qeverisë, për shërbimin elektronik të lejeve të ndërtimit që ka nisur tashmë të zbatohet u kërkon subjekteve që kërkojnë të marrin leje për kryerje punimesh, të bëjnë aplikimin vetëm në sistemin elektronik.

Pas kësaj, autoritetet përgjegjëse që duhet të japin informacion, apo mendim lidhur me kërkesën për leje ndërtimi, kanë detyrimin që të pranojnë, shqyrtojnë, miratojnë dhe dorëzojnë aktet e miratimit në mënyrë elektronike. Me formatin e ri, i cili nxjerr jashtë loje procedurat e gjata, që kryheshin deri dje në disa zyra vendore, sistemi elektronik i lejeve do të shërbejë si pika e vetme, nëpërmjet të cilit, a) paraqitet, elektronikisht, kërkesa për leje; b) realizohet procesi I bashkërendimit ndërinstitucional, gjatë procedurës së shqyrtimit të kërkesave; c) komunikohen vendimet institucionale për kërkesat; ç) realizohet unifikimi i procedurave të aplikimit dhe shqyrtimit të kërkesave për leje; d) realizohet monitorimi i lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet përgjegjëse të qeverisjes vendore dhe nga KKT dhe së fundi, njoftohen aplikuesit lidhur me statusin e kërkesave të tyre.

Për të kërkuar leje për ndërtime të reja apo shtesa pranë njësive të qeverisjes vendore qytetari duhet të depozitojë online një sere dokumentesh të tilla si: Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formularit elektronik të lejeve; Dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës; Plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese; Projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës; Grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit; Preventivi; Deklarata e projektuesit të licencuar, Lejet, licencat, autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit të posaçëm për lejet, licencat dhe autorizimet, në rastet kur është e nevojshme që ato të paraqiten përpara marrjes së lejes së ndërtimit; Mandatpagesa e tarifës së aplikimit dhe Kopje e policës së sigurimit të projektuesve, për mbulimin e përgjegjësive profesionale.

Aktivizimi i Kartës

Për të përdorur online shërbimet dhe aplikacionet për shërbimet qeveritare dhe bizneset private, zotëruesi i kartës duhet të aktivizojë kartën e tij ID. Aleat ofron shërbimin e aktivizimit të Kartës ID në çdo Pikë të Shërbimit Aleat në të gjithë Shqipërinë.

Kartat ID të lëshuara në 2014 - Kartat ID janë të aktivizuara

Kartat ID të lëshuara para 2014 - Aktivizimi i Kartës ID në Zyrat Aleat

Aktivizimi i Kartës ID nuk ka kosto për Qytetarin/Shekulli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco