Falja e detyrimeve doganore e tatimore, ja kush përjashtohet

Falja e detyrimeve doganore e tatimore, ja kush përjashtohet

15:53, 22/01/2017
A+ Aa A-

Shumë shpejt Parlamenti do të miratojë ligjin për faljen e një pjese të detyrimeve doganore dhe tatimore të cilat kanë si afat dhjetorin e vitit 2010-të.

Por pavarësisht kësaj nisme, një pjesë e bizneseve që janë subjekt i këtij përfitimi nuk do të falen. Në draftin e depozituar pranë Këshillit të Ministrave, thuhet se të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë detyrime fiskale dhe janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për fshehje të ardhurash, evazion tatimor ose kontrabandë, nuk do të përfitojnë nga ligji.

Po ashtu, një tjetër kush që vihet, është edhe ankimimi që bizneset kanë bërë në gjykatë për çështje të rivlerësimit të bilanceve, apo gjobat që janë vënë nga inspektorët.

Nëse falja fiskale ve si kusht fshirjen e gjobave po të paguhet principali i detyrimit, ata të cilët kanë ankimuar vendimin e drejtorisë së tatimeve apo doganave, do të përfitojnë vetëm nëse heqin dorë nga procesi gjyqësor ose rekursi administrativ.

Ky është varianti i dytë i ligjit për faljen që Ministria e Financave ka çuar për miratim në qeveri, pas konsultimeve me FMN-në. Nga kjo nisëm përfitojnë disa kompani të cilat kanë borxhe të mëdha në tatime e dogana të krijuara në vite./ /TV KLAN/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco