Kolaudimi i mjeteve frigoriferike, Ministria tërhiqet nga dhënia me koncesion

Kolaudimi i mjeteve frigoriferike, Ministria tërhiqet nga dhënia me koncesion

17:53, 21/01/2017
A+ Aa A-

Ministria e Transportit tërhiqet nga vendimi për të dhënë me koncesion kolaudimin e mjeteve frigoriferike.

Ministri Sokol Dervishaj ka miratuar urdhrin për shfuqizimin e tij. Ky vendim erdhi pas një presioni të fortë nga ana e bizneseve te fushës, të cilët argumentuan se një koncesion i tillë, jo vetëm që nuk ekziston në një asnjë vend tjetër, por mbi të gjitha do të rriste kostot në treg.

Koncesioni parashikonte që të gjithë kamionët frigoriferikë që transportojnë produkte ushqimore, të kolaudoheshin në një pikë të vetme në të gjithë Shqipërinë, me një kosto prej 40 deri në 60 mijë lekë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco