Bie reforma e energjisë. OSHEE dështon të ulë humbjet sipas planit të rënë dakord me BB

Bie reforma e energjisë. OSHEE dështon të ulë humbjet sipas planit të rënë dakord me BB

15:40, 21/01/2017
A+ Aa A-

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë dështoi të ulë humbjet sipas planit të rënë dakord me Bankën Botërore. Edhe pse propaganda e qeverisë për reformën në sektorin energjetik, ka qenë e madhe, projekti ka dalë nga objektivat fillestarë, të cilat parashikon një ulje shumë më të madhe të humbjeve nga ajo që ka arritur realisht OSHEE.

Projekti për rimbëkëmbjen e sektorit energjetik nisi në mes të vitit 2014. Në Korrik të atij viti humbjet e energjisë ishin 45 për qind dhe sipas planit të rënë dakord me Bankën Botërore ato do të reduktoheshin në mënyrë graduale.

Projekti parashikonte që në fund të vitit 2015 humbjet të uleshin në 31 për qind, ndërsanë fund të vitit 2016 ato duhet të zbrisnin në 25 për qind. Në këmbim Banka Botërore i akordoi qeverisë 150 milionë dollarë borxhe për të investuar në rrjetin e shpërndarjes.

Por OSHE nuk arriti t'i ulë humbjet sipas këtij skenari. Në fund të vitit të kaluar, shifra e humbjeve rezultoi rreth 28 për qind, duke e detyruar Bankën Botërore dhe OSHE-në të pranojnë dështimin dhe të korrigjojnë planin e uljes së humbjeve.

Rrjedhimisht për vitin 2016 treguesi i humbjeve u rrit nga 25 për qind që duhet të ishte në 29 për qind.

Edhe pse qeveria e ka trumbetuar me të madhe reformën në energjetikë si një nga sukseset e saj më të mëdha, projekti 5- vjeçar, i cili parashikon uljen e humbjeve në 19 për qind në fund të 2019-ës, ka dalë sakaq nga objektivat. 

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

elektriki21/01/2017 18:56

Po ta njihnit qofte dhe nga larg oshee-ne, nuk do besonit se humbjet jane nen 35%. Keto 29-tat jane rrena per masen e deleve

peleshi21/01/2017 17:28

' reforma e energjise' e rilindjes ishte vetem futja ne burg e atyre qe spaguanin energjine

Shto koment

Denonco