Keni kursime në euro? Një lajm i keq për ju

Keni kursime në euro? Një lajm i keq për ju

19:52, 19/01/2017
A+ Aa A-

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten monedha e përbashkët euro është zhvlerësuar duke u këmbyer me 137.01 lekë për një euro, rreth 0.3 pikë më pak se një ditë më parë, ndërsa dollari amerikan ka fitur 0.07 pikë, sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore.

Ky dobësim i monedhës euro vjen pas rritjes për disa ditë rresht që nga fundjava e kaluar. Sipas ekspertëve, bizneset nxitojnë të këmbejnë valutën me lek, duke u reflektuar në çmimin e monedhës euro. Ndërkohë që këmbimi valutor vijon te reflektojë ecurinë në bursat e huaja,

Historikisht, fundi i muajit janar dhe mesi i muajit shkurt, ka qenë periudha në të cilën monedha euro ka pasur çmimet më të larta të këmbimit. Megjithatë, në raport me të njëjtin vit më parë, euro mbetet e nënvlerësuar, por gjithsesi brenda parashikimeve te BSH-së.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco