Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

BB: Shqipëria me ekonomi primitive. Vendi me nivelin më të ulët të eksporteve teknologjike

BB: Shqipëria me ekonomi primitive. Vendi me nivelin më të ulët të eksporteve teknologjike

16:16, 19/01/2017
A+ Aa A-

Banka Botërore raportoi se Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të eksporteve teknologjike në Ballkan, një tregues i cili dëshmon natyrën primitive të ekonomisë.

Sipas Bankës në vitin 2015, Shqipëria eksportoi vetëm 15.1 milionë dollarë eksporte të teknologjisë së lartë, çka përvec Malit të Zi është shifra më e ulët në rajon.

Të gjitha vendet e tjera të ngjashme të Ballkanit eksportojnë më shumë produkte që përmbajnë teknologji të lartë.

Image

Bosnja, që është ekonomia më e prapambetur në Ballkan eksporton rreth 96 milionë dollarë produkte të teknologjisë së lartë. Maqedonia 110 milionë dollarë, ndërsa në Serbi dhe Kroaci shifrat janë respektivisht 343 milionë dollarë dhe 760.2 milionë dollarë.

Ekonomi e prapambetur

Eksportet high-tech janë produkte me intensitet të lartë kërkimi dhe zhvillimi, të cilët përmbajnë një vlerë të madhe të shtuar. Ato janë kryesisht në fushën e aeronautikës, kompjuterëve, industrisë farmaceutike, instrumenteve shkencorë dhe materialeve elektrike.

Kur një vend prodhon produkte, të cilët përmbajnë teknologji të lartë dhe shumë njohur atëherë ai është në një stad të lartë të zhvillimit ekonomik.

Shqipëria vazhdon të mbetet një ekonomi primitive, e cila eksporton në tregjet e huaja vetëm pasuritë e saj natyrore, apo produktet e krahut të lirë të punës. Por keto eksporte sjellin pak përfitime për ekonominë dhe janë vulnerabël, ndaj luhatjeve të çmimeve në treget ndërkombëtare.

Është pikërisht kjo arsyeja se pse vendi ka një nivel kaq të ulët pagash, pasi pjesa dërrmuese e të punësuarve në sektorin prodhues punojnë në industri, të cilat nuk kanë teknologji të lartë si fasoni apo minierat. 

Megjithatë shqetësimi më i madh është se thuajse të gjitha investimet e huaja, po përqendrohen tek pasuritë natyrore dhe nuk transferojnë teknologji të lartë. Kjo bën që edhe në të ardhmen, Shqipëria të vazhdojë të mbetet një ekonomi e prapambetur, në stad fillestar zhvillimi dhe të ardhura të pakta.       

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bilbil19/01/2017 16:36

Çudi!!!! 1991-2015, 25 vjet demokraci dhe treg i lirë. Çudi!!! Ku janë vizionarët e kaq viteve?

Shto koment

Denonco