Konçensioni i hekurudhës Fier-Ballsh sjell shkarkimin e 46 punonjësve, reagon sindikata

Konçensioni i hekurudhës Fier-Ballsh sjell shkarkimin e 46 punonjësve, reagon sindikata

09:00, 19/01/2017
A+ Aa A-

Koncesioni hekurudhor i linjës Ballsh-Fier-Vlorë është shoqëruar me shkarkimin e 46 punonjësve të pare të hekurudhës. “Ky koncension i bërë në fshehtësi dhe pa asnjë transparencë, i dhënë firmave fantazmë nuk është në favor të interesave të shtetit dhe të punëtorëve, por vetëm në interesave të koncesionarëve”: me këtë deklaratë ka dalë Këshilli Sindikal i Hekurudhës në Durrës, duke bërë me dije se kjo është një prej linjave më fitimpurëse, përsa i përket transportit, jo vetëm të mallrave, por edhe të pasagjerëve.  

Osman Meta, kreu i sindikalistëve hekurudhorë, radhiti në një deklaratë të gjitha problemet me të cilat po përballet Hekurudha Shqiptare, prej shkarkimeve kolektive nga puna, mosrespektimin e asnjë të drejte të punëtorëve, mospagimin e detyrimeve të Sigurimeve Shoqërore prej 6 muajsh nga punëdhënësi etj.

Por abuzive sipas tyre është pikërisht nënshkrimi i kontratave koncesionare me firma fantazma.  

Në trekëndëshin e linjës hekurudhore Ballsh-Fier-Vlorë gjendet rafineria e naftës në Ballsh dhe Pertolifera në Vlorë, çka tregon se koncesionari e ka të sigurt fitimin.

“Por prej dy vjetësh që kjo linjë është dhënë me koncesion nuk është bërë asnjë investim në rrjetin hekurudhor dhe tani koncesionari kërkon që të marrë edhe sheshet e magazinat e Hekurudhës në varësi të tij”, pohuan sindikalistët.

Prej më shumë se një muaji, transporti i pasagjerëve është bllokuar totalisht dhe në linjat hekurudhore lëvizin vetëm trenat e mallrave.

“Gjithë ata punonjës që rrinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhës bëjnë fresk. Nuk mban asnjë përgjegjësi. Edhe Ministria e Transporteve po këtë punë ka. Edhe Këshilli Mbikqyrës, që e merr rrogën nga Hekurudha Shqiptare po këtë punë ka” thotë Meta.

Dhënia me koncesion e linjave ku kryhet ky transport mallrash rrënon plotësisht të ardhmen e kësaj industrie pohuan sindikalistët. /portali DurresLajm/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco