Ndjekje penale ndaj kasapëve të rrugëve

Ndjekje penale ndaj kasapëve të rrugëve

13:27, 18/01/2017
A+ Aa A-

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka kërkuar sot, ndjekje penale ndaj të gjithë atyre personave që nuk respektojnë standartet në therjen e kafshëve dhe shitjen e mishit.

Panariti ka mbledhur sot njesinë për " Disiplinimin e therjes së kafshëve dhe tregjeve të hapur", të cilësi iu drejtua me fjalët:  “E pafalshme të theret në buzë të rrugës, në mes të baltës, në mes të pluhurit. Këto janë fenomene që duhet t’i ndalojmë. Për mendimin tim duhen parë dhe aspekte të Kodit Penal që të mos trajtohen thjesht si shkelje administrative, por pse jo,  të konsiderohene dhe si kundërvajtje penale. Të gjithë ata persona që nuk respektojnë këto kritere të mirëpërcaktuara edhe në aktet normative,  kriteret higjeno-sanitare, njëkohësisht edhe sjelljen e përshtatshme ndaj kafshëve të prodhimit, duhet të jenë subject jo vetëm i gjobëvënies, por edhe i ndjekjeve penale.” 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco