CEFTA kërkon Drejtor të Sekretariatit, aplikime edhe nga Shqipëria

CEFTA kërkon Drejtor të Sekretariatit, aplikime edhe nga Shqipëria

11:50, 18/01/2017
A+ Aa A-

Sekretariati i CEFTA-s, Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (CEFTA) ka shpallur vendin vakant për pozicionin Drejtor i Sekretariatit, ku mund të aplikojnë të gjitha vendet anëtare, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Aplikuesit e pranueshëm përfshijnë nëpunësit civil nga administratat kombëtare dhe personeli nga organizatat ndërkombëtare, sektori privat dhe shoqëria civile. Kandidatit fitues do t’i ofrohet një kontratë konkurruese nga e Sekretariatit të CEFTA-s”, thuhet në faqen zyrtare të CEFTA-s.

Afati i fundit për pranimin e aplikimeve është data 10 shkurt 2017. Sekretariati i CEFTA 2006 është themeluar në Bruksel, Belgjikë, në shtator të vitit 2008. Ajo siguron një bazë të fortë ligjore për formulimin e politikave dhe zbatimin e tyre në fusha të rëndësishme që kanë të bëjnë me tregtinë dhe investimet.

Zbatimi i suksesshëm i marrëveshjes deri më sot, me liberalizimin e plotë të tregtisë së mallrave të vendosura, ka kontribuar ndjeshëm për krijimin e një zone të tregtisë së lirë në Evropën Juglindore. Palët e përfshira në marrëveshjen CEFTA kanë rënë dakord për një axhendë ambicioze për të kontribuar më tej në rritjen ekonomike/atsh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco