FOTO/ Anija me mermer vjen nga Brazili në Durrës për një firmë private

FOTO/ Anija me mermer vjen nga Brazili në Durrës për një firmë private

08:00, 17/01/2017
A+ Aa A-

Në Kalatën 5 të portit të Durrësit ka nisur të përpunohet dje anija “Vega Virgo” me 5019 tonë gurë mermeri.

Sipas të dhënave nga APD-ja, anija me kapacitet mbi 12 mijë tonë ka lundruar nga porti i Vitorias (shumë pranë Rio de Janeiros-Brazil) drejt Durrësit me ngarkesë mermeri, porosi e një kompanie private shqiptare.

Edhe gjatë vitit 2016, shkëmbimet e portit të Durrësit janë shtrirë me mbi 65 porte gjithsej në kontinente të ndryshme, nga vendet fqinje deri në Kinë, SHBA dhe në Brazil./durreslajm

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco