Në mbrëmje nisi furnizimi me energji elektrike për Kamzën, Kasharin, Yzberishtin, Unazën e Re

Në mbrëmje nisi furnizimi me energji elektrike për Kamzën, Kasharin, Yzberishtin, Unazën e Re

11:51, 16/01/2017
A+ Aa A-

OSHEE njofton se sot në mbrëmje parashikon që të furnizojë me energji ato zona të Tiranës që u prekën nga djegia e fidrave në nënstacionin elektrik të Kasharit, mesnatën që shkoi. Nënstacioni i Kasharit 110/20 kv është një nga nstacionet kryesore që furnizon qytetin e Tiranës, rreth 51 mijë abonentë, mes të cilëve dhe disa institucione të rëndësisë së veçantë siç është aeroporti i Rinasit, pompat e ujësjellësit, bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, Kamzën, Kasharin, Yzberishtin, Unazën e Re.

Punonjësit e kompanisë janë duke punuar për stabilizimin e situatës dhe parashikohet që deri në mbrëmje, linjat të vihen në punë hap pas hapi, duke filluar nga sektorët më jetikë, bizneset dhe popullata

Zjarri ra rreth orës 2.35 duke gdhirë e hënë në nënstacionin e Kasharit, tek një kabëll 20 kV në kolektor që dogji edhe linjat dalëse.

    Në këtë situatë, personeli operativ i nstacionit mori masa tekniko-organizative duke e stakuar nstacionin dhe u përball me vështirësi të mëdha, pasi në bashkëpunim me zjarrfikëset ndihmoi në fikjen e zjarrit. Si pasojë, OSHEE pati dëmtime në kabëll dhe një punonjës u dëmtua në duar.

    Nënstacioni i Kasharit është një nstacion relativisht i vjetër mbi 15 vjeçar dhe kompania OSHEE ka planifikuar që duke nisur nga ky vit, nstacioni i Kasharit bashkë me 3 të tjerë t'i nënshtrohen rikonstruksionit. Vlera e investimit është 620 mln lekë ku do të zëvendësohen pajisjet e vjetra me tenkologjinë e re. OSHEE kërkoi nga abonentët mirëkuptim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco