Daily Mail: Vizitoni Shqipërinë, udhëtimi më i rëndësishëm është Gjirokastra

Daily Mail: Vizitoni Shqipërinë, udhëtimi më i rëndësishëm është Gjirokastra

18:39, 14/01/2017
A+ Aa A-

Britanikja “Daily Mail” ka bërë një reportazh për Shqipërinë dhe është fokusuar tek bukuritë e qytetit të Gjirokastrës.

Thomas W. Hodgkinson ka përshkruar vizitën që ka bërë në qytetin e gurtë, që sipas tij ishte nga eksperiencat më të mira.

"Udhëtova me gruan dhe djalin tim nga Tirana drejt qytetit me arkitektonik. Në fund të shfaqej qyteti i gurtë i Gjirokastrës i shkrirë poshtë malit dhe një kështjellë e madhe imponuese. Pamje të bukura, njerëz simpatikë dhe çmimet më të lira se kudo në Europë.

Veliu, pronari i vjetër i Hotel Gjirokastra nga trajtoi me një mirësjellje. Ai nuk dinte asnjë fjalë anglisht, por djali i tij i ri Qazimi i jepte një dorë në përkthim. E merrni me mend gëzimin tonë kur na thanë se dhoma jonë luksoze do të kushtonte vetëm 44£ nata. Dhoma ishte me tavane druri të gdhendur dhe me orendi antike.

Gjirokastra është vetëm 30 km nga kufiri ku mund të shkosh drejt ishullit grek të Korfuzit ku arrin në më pak se një orë. E bëra edhe unë këtë rrugë. Atje një dhomë do të kushtojë mijëra euro në javë ndërsa në Shqipëri disa qindra.

Okazione ka në të gjithë botën. Pazari i Vjetër është një labirint rrugësh dhe dyqanesh që shesin objekte të vjetra dhe antikuarë të kohës së komunizmit. Papritur e kuptuam se po blinim tapetë. Fillimisht menduam për të marrë vetëm një por me atë çmim morëm një të madh dhe një më të vogël.

Gjirokastra është një pikë nisje ideale për të studiuar jugun e Shqipërisë. Një tjetër tërheqje për Gjirokastrën është edhe vendlindja e njeriut të dytë më të famshëm shqiptar pas Nënë Terezës. Enver Hoxha, diktatori komunist që mbajti vendin në skllavëri për 40 vjet pas luftës së dytë botërore. Pjesa më e rëndësishme e udhëtimit tonë në Gjirokastër ishte vetë Gjirokastra. Të huajt e tjerë që takuam ishin njerëz të aventurës. Këshilla ime? Prentoni një dhomë sa më shpjet në Gjirokastër para se gjërat të ndryshojnë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco