Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Miratohet rezoluta për veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Miratohet rezoluta për veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

20:41, 11/01/2017
A+ Aa A-

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë në lidhje me veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare gjatë vitit 2015 dhe rekomandimet për 2016-ën. Një rezolutë e vonuar kjo e që në përmban disa detyra të cilat duhet të përmbushë ky autoritet:

Rekomandimet e Kuvendit për AMF-në në lidhje me tregun e sigurimeve:

– Të verifikohet algoritmi i serverit dhe sistemi i IT-së në lidhje me sistemin e shitjes së të gjithë tregut, në përdorim të brokerit, i cili tregton TPL, Karton jeshil dhe kufitare, për të siguruar konkurrencë të lirë dhe pa pengesa për shkak të këtij algoritmi;

– Të paraqesë brenda vitit 2016, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, amendimet ligjore për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike si dhe të vijoje zbatimin e masave stabilizuese në tregun e sigurimeve dhe vendosjes së standardeve të mirëpërcaktuara në lidhje me rezervat minimale, nivelin e likuiditetit, mjaftueshmërisë së kapitalit, praktikave të provigjonimit dhe sidomos përmirësimin e raportit dëme/prime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco