Gati nisma: Makinat e reja nga importi, të standartit Euro 5, kurse të vjetrat vetëm Euro 4'

Gati nisma: Makinat e reja nga importi, të standartit Euro 5, kurse të vjetrat vetëm Euro 4'

10:36, 15/12/2016
A+ Aa A-

Një propozim për heqjen nga qarkullimi të makinave të vjetra është gati nga Ministria e Mjedisit.

"Sot në Shqipëri ndotja e ajrit vjen në masën 48%-60% nga transporti-automjetet, kryesisht me pluhur dhe PM10. Është dhe clirimi i CO2 faktor i rëndësishëm. Ne në Shqipëri kemi një flotë të vjetër mbi 500 mijë të tilla mbase, me moshë mesatare rreth 18.4 vite, e barasvlefshme me Euro 1, - deklaroi dje ministri i Mjedisit, Lefter Koka në një emision televiziv. - "Të kuptohemi, - tha ai,  Euro 1, i përket viteve 93-97. Jemi i vetmi vend në Evropë apo rajon ende me Euro 1. Sot Evropa e zhvilluar është në Euro 6, vendet e rajonit si Mali i Zi apo Bosnja janë në Euro 3 apo 4.

Aktualisht, ne jemi duke punuar me propozimin e nismës që kemi nisur për ta çuar pranë Qeverisë Shqiptare dhe më pas në Parlament.

Makinat aktuale parashikojmë të kapin standardin Euro3 ose Euro 4(ende nuk është konkluduar), dhe do të detyrohen çdo makinë e re që do të hyjë në Shqipëri si import do të jenë në standardin Euro5 të reja dhe Euro 4 të përdorurat.

Ajo që është problematika dhe ne nuk mund të jemi radikalë në vendime janë mjetet Euro 1 deri në Euro3 , ne do të propozojmë një përshkallëzim.

Ne si Ministri Mjedisi nuk jemi të mendimit që një ditë të bukur gjithë këto makina nga sot të dalin jashtë përdorimi apo të detyrojmë të instalojnë po sot katalizatorë, por do t'u lëmë qytetarëve kohën e duhur të përshtasin makinat e tyre të në standardin e kërkuar Por te importi i automjeteve të reja do të kërkojmë të jemi me standard evropian. Përsa kohë që ndotja më e madhe e ajrit vjen nga automjetet, kjo fatmirësisht . Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar që ajri të ndotet nga komponentë të tjera

E rëndësishme është që ne do të konsultohemi dhe prioriteti ynë është të godasim sa më pak ekonominë e cdo qytetari apo poseduesi të një makine të vjetër ndotëse të ajri," tha Koka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco