Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Bastet më të mira për momentin, Goldman Sachs flet për aksionet e tregjeve në zhvillim

Bastet më të mira për momentin, Goldman Sachs flet për aksionet e tregjeve në zhvillim

09:28, 16/03/2018
A+ Aa A-

Titujt e kapitalit e tregjeve në zhvillim janë mundësia më e mirë e investimit, sipas njësisë së manaxhimit të aktiveve të Goldman Sachs, ndërkohë që trazirat e muajit shkurt kanë bërë aktivet më të lira.

Ndryshe nga korrigjimet e mëparshme në tregje, ku vendet në zhvillim pësuan dalje të mëdha të kapitalit,  këtë herë, klientët kanë hedhur më shumë para në aktive me më shumë risk, sipas Goldman Sachs.

Banka e Investimeve bëri të ditur se gjatë muajit të kaluar, aksionet e tregjeve në zhvillim kanë gjeneruar një kthim prej 3.1%,  duke kaluar 2.5%-shin e kthimit nga homologët amerikanë.    Njësia e Goldman Sachs, që manaxhon më shumë se 1 trilionë dollarë aktive, i është bashkuar edhe firmave të tjera të të njëjtit sektor, në sugjerimin e tregjeve në zhvillim ndaj klientëve, ndërkohë që indeksi benchmark i aksioneve ka shtuar 75% që prej fillimit të 2016-ës. Sipas tyre, aksionet në këto vende po marrin mbështetje nga rritja e të ardhurave të kompanive që listohen, vlerat  në rënie  dhe luhatshmëria e ulët krahasuar me vendet e industralizuara, shkruan scan.tv.

Sipas kreut të njësisë së manaxhimit të aktiveve të Goldman Sachs,  investime pozitive përfshijnë firmat e kujdesit shëndetësor në Indi, aksionet e firmave të konsumit në Meksikë dhe borxhi i Argjentinës. Sipas Goldman, Qeveria e Narendra Modit do të nxisë shpenzimet në kujdesin shëndetësor dhe pesimizmi i investitorëve ndaj Meksikës dhe Argjentinës është i ekzagjeruar.  Ndër mundësi të tjera, Goldman përmendi edhe titujt e kapitalit në Arabinë Saudite, pasi të përfshihet nga hartuesi i indekseve MSCI, në tregjet në zhvillim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco