Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Qeveria nuk ndalet, ‘shpik’ tjetër taksë për qytetarët/ Ja për çfarë do paguani tani

Qeveria nuk ndalet, ‘shpik’ tjetër taksë për qytetarët/ Ja për çfarë do paguani tani

18:55, 22/02/2018
A+ Aa A-

Duke filluar nga data 1 Prill, të gjithë ata që kanë në pronësi një garazh apo ndërtesë të cilën aktualisht nuk e përdorin, do t’u duhet të paguajnë taksë.

Sipas metodës së re të vjeljes së taksës së pronës, të gjithë ata që gëzojnë një të drejtë mbi pasuri të patundshme do t’u duhet të paguajnë 0.05% të vlerës së pasurisë, ndërsa bizneseve do t’u duhet të paguajnë 0.15% të saj.

Nuk është vendosur ende mënyra se si do të vilet kjo taksë.

Ajo që është bërë me dije, është se u propozua fillimisht që të vilet nëpërmjet faturës së dritave, apo edhe nga drejtoritë e ujësjellësit.

Sipas Niko Lerës, Drejtor i Politikave Fiskale, janë bërë gati 5 metodologji për të përcaktuar vlerën reale të pronës.

Duke nisur kështu që nga deklarimet e pasurisë në hipoteka, kontrata e shitjes e deri tek çmimi referencial fiskal i vendosur nga qeveria për atë zonë.

Afati i ankimimit, për të gjithë ata që mendojnë se mënyra e llogaritjes së vlerës së re të tatimit është e gabuar, është lënë i hapur nga Ministria e Financave.

Projekti është i ri dhe sipas ekspertëve të financave, do të ketë vështirësi në implementimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco